Luiza Gega, Distria Krasniqi dhe Briken Calja

Rama: Po bëhet gati ligji për krijimin e një Strukture të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura

20 Shtator 2022, 22:45| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 22:52

  • Share

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur legjislacionin për krijimin e një strukture të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka bërë publik lajmin, teksa bashkangjitur ka publikuar edhe 7 yjet shqiptarë të cilët bënë krenarë shqiptarë me trofetë që arritën të fitojnë në arenën ndërkombëtare, në kategori të ndryshme.

“7 yje të krenarisë kombëtare që na kanë bërë aq krenarë me trofetë e tyre në arenën ndërkombëtare

*sot të gjithë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur legjislacionin për krijimin e një strukture të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të ArmatosuraLuiza Gega, kampionia që i dhuroi Shqipërisë medalje ari në 3000 metra me pengesa në kampionatin Europian të Atletikës
Distria Krasniqi, xhudistja e pamposhtur nga Kosova fitoi gjithashtu medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Nora Gjakova, xhudistja e cila fitoi medaljen e artë olimpike, në kategorinë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Briken Calja, u shpall kampion bote në peshën deri 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, në Uzbekistan në vitin 2021
Ilir Këllezi, një atlet i talentuar që ka nderuar vendin tonë me shumë medalje e kupa në gara e maratona ndërkombëtare                                                                                                                                                                Ilirian Suli, një nga peshëngritësit më të suksesshëm të vendit tonë. Me mbi 100 rekorde kombëtare, është nënkampion bote në peshëngritje
Indrit Çullhaj, xhudisti që mes sukseseve të shumta në arenën kombëtare, arriti të kurorëzohet si kampion Ballkani në vitin 2018”, shkruan Rama.

Sportistët elitarë të Shqipërisë do të konsiderohen si pjesë e Forcave të Armatosura e madje do të kenë edhe grada e shpërblim financiar përkatës. Në këtë mënyrë, zgjidhet problematika e trajtimit financiar të sportistëve, që tashmë do të marrin pagë si ushtarakë. Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, mundësojnë krijimin e një strukture ku ata do të angazhohen/vendosen.

Sportistit të nivelit të lartë i jepet grada honorifike me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kjo gradë njësohet me gradën e ushtarakut aktiv vetëm për efekt të trajtimit me pagë. Sportisti e mban gradën për sa kohë është sportist aktiv dhe e humb atë me humbjen e statusit.

Si do të “gradohen” financiarisht sportistët elitarë
a) Sportisti, i cili thyen rekord olimpik/botëror/evropian- Kolonel
b) Vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Olimpike/kampionat botëror – Kolonel
c) Vendi i parë në kampionatin evropian – Kolonel
ç) Vendi i dytë deri në vendin e tretë në kampionatin evropian  –  Nënkolonel
d) Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike – Nënkolonel
dh) Vendi i shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike – Major
e) Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore – Major
ë)  Vendi i parë në Lojërat Mesdhetare – Major

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mark: 21/09/2022 07:54

    Piktori ka dhuntine qe zhvat kombin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?