Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë bëri dhe batuta me presidenten e KE, von Der Leyen si dhe me studentë të këtij Kolegji.
Rama iu kujtoi atyre motin e ftohtë në Bryzh dhe Poloni, dy vendet e tjera ku ka një Kolegj Europe, si dhe motin plot me diell këtu.
'Nuk besoj në rastësitë, nuk është rastësi që Kolegji e çel kampusin në momentin kur Shqipëria çeli negociatat për pjesën më të vështirët të procesit për në BE. Shenjë e fortë që yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga drejt anëtarësimit është e pandalshme. Pashë videot e studentëve dhe u ndjeva pak keq për ta. Bryzhi plot me shi, Natolina plot me borë, shikoni këtu. Është vetëm fillim.
Nuk keni parë ende asgjë. 31 studentë nga 22 kombësi duke pasur këtë bekim të mblidhen së bashku në një fole të Europës që ndodh të jetë në pjesën më të shndritshme të BP. Duhet ta jetoni çdo minutë. Të thithni gjithçka. Duke thënë se duhet të merrni gjithçka, jo vetëm të fitoni më shumë njohuri për BE, por edhe për kulturën, traditën, historinë. Herët më shumë se vonë, njerëzit në Bruksel do duan të dinë më shumë.'
Lajmi kryesor:
Hapet Kolegji i Europës, Von der Leyen: Era e ndryshimeve po fryn! S'duhet të rrimë duarkryq para ndërhyrjeve ruse! Mogherini: Studentët tani ndjehen qytetarë të Tiranës!
G.K//ReportTv.al