Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë se dritat do të paguhen dhe gjithashtu tatim fitimi, ndërsa për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.
Diskutimi online me ministrat
Edi Rama: Tjetra lidhet me afatet e bilanceve bashkë me tatimet, për të mos bërë konfuzion
Anila Denaj: Shtymë afatin deri në korrik për dorëzimin e bilanceve. Jemi duke përgatitur VKM, do ta njoftojmë nesër
Arben Ahmetaj: Tatim fitimi nuk shtyhet, nuk ka lidhje me këtë
Edi Rama: Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.
Pasi krijon efekt zinxhir negativ, mund të përfundojmë në kolaps. Kemi falur kamatë vonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër.
Lajmi kryesor:
Nis puna për spitalin karantinë! Rama online me ministrat: Asnjë pensionist s'do lejohet jashtë! Sot erdhën 50 mijë mjete mbrojtëse
//ReportTv.al