'Albini nuk është kurrë shërbëtor i Serbisë'! Rama sulmon Haradinajn: Heqja e taksës dalloi udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës

1 Mars 2020, 10:55| Përditesimi: 1 Mars 2020, 15:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Albin Kurtit për heqjen 100 % të taksës për produktet serbe, duke u shprehur se kjo është më e mira që mund të bënte për Kosovës dhe tregoi se është kryeministër i vendit. Ai ka sulmuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se me paturpësi ka nisur një fushatë baltosje ndaj Kurtit vetëm se hoqi taksën e pakuptimtë dhe në dëm të Kosovës, duke u shprehur se kurrë nuk ka dëgjuar idiotësi më të mëdha se predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. “Albini mund të jetë gjithçka, po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë!” shkruan Rama duke sulmuar ashpër Haradinaj.

Etiketimi 'tradhtar' apo dhe mashtrues i Albin Kurtit nga Haradinaj pasi vendosi heqjen e taksës së tij, Rama e cilësoi një epitet që do të bëjë dallimin  e madh mes udhëheqësit të paqes, që është Kurti me veprimet e tij për të mbrojtur integritetin e vendit, nga statujat e luftës, duke cilësuar Haradinaj, i cili pavarësisht se luftoi për lirinë e vendit, shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës.

'Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës', shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri Rama prej kohësh është renditur në krahë të ndërkombëtarëve që kërkonin heqjen e taksës 100 % të produkteve serbe vendosur nga Haradinaj  dhe  nisjen e dialogut mes dy vendeve për të mirë të qytetareve dhe integrimit të Kosovës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edkari: 02/03/2020 09:23

    Liçensen e trathetarit Kosoves e ka vetem Edi Rama dhe shkoj e rinovoj ke Lavrovi.

    Përgjigju
  • lelo: 01/03/2020 14:59

    A KA GOMAR ME TE MADH SE RAMUSHI....

    Përgjigju
  • F-35: 01/03/2020 14:26

    Mire i thua ti, por cfare vjellin nje fare Arber Zeneli e Sali Rexhaj prej andej! Se Ramushi dihet. Disa shqiptare te Kosoves, delirin e mosmirenjohjen duket e kane ne gen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?