Në prezantimin e ministres së re të Brendshme Albana Koçiu, Kryeministri Edi Rama foli edhe për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe rolin e saj, si dhe për të pasur drejtues të aftë në terren.
Kryeministri Rama gjeti rastin të sulmonte sërish ish-drejtuesin e AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, për të cilin tha se ndërton banesë pa leje dhe është falsifikator.
Sipas tij, ky drejtues duhet mbikëqyrur nga drejtësia dhe nuk e ka vendin në radhët e AMP-së.
“AMP është një strukturë e re, tërësisht e pavarur nga Policia e Shtetit, por me një sërë atributesh të reja e shërbimit të brendshëm deri para ca vitesh dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet që të adresojë si duhet objektin e punës së vetë, se nuk mund të kemi drejtues të AMP në territor që janë njëkohësisht ndërtues pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait, e ka bërë ndërtimin babai. A thua se meqë është babai i drejtorit është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. Drejtues falsifikator që mbulojnë babain ose e përdorin për mbulesë dhe bëjnë rolin e çarçafit duke deklaruar që ndërtimi është bërë në 2018. A thua përsëri se justifikon...por meqë 2020 është limiti i legalizimeve, drejtues injorant që nuk e ka mësuar akoma që kjo lloj gënjeshtre i ka bërë këmbët shumë të shkurtra sepse mjafton një ortofoto për të parë që ndërtimi nuk është bërë në 2018. Drejtues injorant. Ky duhet mbikëqyrur nga drejtësia”, tha ndër të tjera Kryeministri.
Ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton ministren e Punëve të Brendshme: Reformojmë Prefekturat, janë fole që shpërndajnë paga! Sistem video-regjistrimi në shkolla (VIDEO)
V.GJ /I.M/ReportTv.al
