Kryeministri Edi Rama

Rama, superman-i që se kishim ditur!

9 Dhjetor 2022, 19:42| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 19:56

  • Share

Në Shqipëri ka shpërthyer sindroma e konspiracionit dhe skenarëve politikë. Një tjerrje e paparë e fantazisë ka shpërthyer për çdo ngjarje e çdo person. Duket sikur Tirana është një nga 5 qendrat më të rëndësishme politike e ekonomike të botës, falë konspiracioneve dhe lidhjeve që bëjnë herë politikanët e herë mediat në një spirale pa fund fantazie.

Tani ka shpërthyer dhe po vlon diskutimi se fuqia e Edi Ramës ka arritur në pikën që të shkarkojë dhe emërojë ambasadorët amerikanë, përveç se edhe t’i përdorë ata sipas interesave të tij. I bie që Rama të ketë fuqi sa një sekretar shteti në SHBA, nëse do merrnim të mirëqenë këtë logjikë që ambasadorët amerikanë tani duhet të marrin pëlqimin paraprak të Ramës para se të marrim ose lënë detyrën.

Kjo fantazi e shfrenuar duhet të ndalet një moment, se po shkojmë në dimensione të paimagjinueshme paranojake e konspiracioniste. Kemi harruar se jemi vetëm një pikë uji në botën reale. Në mënyrë paradoksale si nga politikanët e si nga një pjesë mediatike po mitizohet Edi Rama si një fuqi e mbinatyrshme politike me ndikim ndërkombëtar dhe konjuktural që ka fuqi ndikuese e vendimmarrëse për gjithçka jo vetëm në Shqipëri por edhe në Washington e Bruksel. Nëse ndalesh dhe fillon të rimendosh çfarë jemi, kush dhe sa jemi në arenën botërore, a nuk është naive të besosh se kjo mbifuqi e Ramës ekziston?!

Pafuqia e opozitës për të konkurruar me lobing, me njerëz dhe ide nuk duhet parë si mbifuqi e Ramës. Po ia shtoni me ofertë të pakërkuar fuqinë kundërshtarit dhe ky është gabim strategjik. Media dhe opinionistët në këtë rast janë kolateral i politikës, se ndryshe nuk ka sesi të arrijnë në konkluzionin e mbifuqisë së liderit global. Supozojmë se Edi Rama ia paska arritur kësaj dite sa të komandojë Washingtonin e Brukselin. Nga interesi politik e strategjik i opozitës kjo fuqi duhet konsideruar, por jo reklamuar.

Duhet gjetur mënyrat për ta zhbërë, por jo për ta reklamuar. Më shumë sesa fuqia e Ramës, opozita duhet të përqendrohet te pafuqia e saj për të gjetur mënyrat që ta sfidojë superman-in e Shqipërisë. Çdo akuzë dhe lidhje që i adresohet Ramës dhe vendimmarrjes së tij të pakufishme, vetëm sa e zgjeron dhe i jep jehonë më shumë perceptimit se ai është zoti i Shqipërisë. Këtë reklamë e fushatë politike më shumë se vetë, Ramës po ja bën dhuratë opozita. Kush nuk e do qarin, sidomos kur atë ta ofrojnë pa e kërkuar!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mond: 09/12/2022 23:36

    Ato që thua o Denis qëndrojnë por kujt ja thua? Janë paaftësi totale. Nga i pari tek i fundit. Rama i ka "si ujku gomarin" I kap gjithmonë gafil me levizjet e tij. Hedh në lojë ndonjë "skandal" dhe këta bien direkt në kurth. Meren me atë dhe në fund nuk del asgjë. Sa shuhet zhurma Rama ju hedh diçka tjetër dhe këta sulen ta kapin si ai zagari kur e meson gjahtari. Kështu kalojnë vitet dhe këta ëndërojnë kur do ikë Rama se për ta mundur as vetë nuk e besojnë më.

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/12/2022 20:35

    Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtari shqipfolës që kurr ky vend nuk ka perjetuar më parë, i pështirë

    Përgjigju
    • TAULANT: 09/12/2022 23:09

      Po si ka mundesi ta perkrahi shumice e popullit nje tradhetar o shpellar?

  • Fafa: 09/12/2022 20:24

    Denis dyrnjaja pupupu ca pislliku degjeneruar fare ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?