Politikë

Rama 'sy m'sy' me komentuesit: Shqipëria sot si dita me natën nga koha kur qeverisej nga Berisha! Shifrat që duhet të dini

21 Mars, 20:02| Përditesimi: 21 Mars, 21:08

  • Share

Në episodin e 33-të të rubrikës ‘sy më sy’ me komentuesit kryeministri Edi Rama evidentoi arritjet e qeverisë në fusha si shëndetësia, arsimi, legalizimet. Rama tha se vendi sot është si ‘dita me natën’ në krahasim me vitet kur Shqipëria qeverisej nga PD e Sali Berishës dhe këtë e vërtetojnë raportet ndërkombëtare, të cilat hedhin poshtë dezinformimin e asaj që e quan ‘këneta politike e mediatike”

Shëndetësia?
Edi Rama: Po sot është dita me natën. 53 spitale të reja. 400 qendra të reja shëndetësore, 30% më lirë ilaçet se I hoqëm TVSh, 210 mijë pensionistë të rimbursuar për ilaçet, 600 mijë të pasiguruar që marrin shërbim pa asnjë dallim

300 mijë vende pune?
Edi Rama
: Po! Lexo regjistrat e shtetit sot janë 1 milionë e 327 mijë vende punë

Ulja e taksave?
Edi Rama: 97% paguajnë më pak. Taksat janë më të ulëtat në rajon,se në Europë as nuk diskutohet. Letrat Aziz, jo këneta. 

Çmimi i energjisë?
Edi Rama: U ul 10.5%. Çmimi më I ulët I energjisë nga 1990.

Financimi i arsimit?
Edi Rama: Financohej me 60 milionë euro sot 200 milionë euro, pra trefish.

Mbështetja e fermerëve?
Edi Rama:  Bujqësia ishte përtokë. Gjysëm miliardë euro eksporte produktesh bujqësore shqiptare në Europë e përtej.
Raporti eksport import, nga 1 me 9 në 1 me 3

Heqje Tvsh-së së ushqimeve? 
Edi Rama: Ke të drejtë nuk e kemi bërë. Ka qenë dëshirë shumë e madhe por ambicie e parealizueshme ende sot

Legalizimet? 
Edi Rama: Gjetëm 21 mijë legalizime, 270 mijë kemi bërë deri tani,padiskutim falas. Pjesa e mbetur mbyllet në mandatin e katërt

Uji?
Edi Rama: 4 zona urbane kishte me 24 orë ujë, sot janë 43 zona urbane, 98 rurale, 11 të tjera në kantier e 5 të fundit në mandatin e katërt.

Borxhi publik?
Edi Rama: 
E gjetëm 80% e kemi 55 %. Fakte regjistrash shtetërore e raportesh ndërkombëtare e jo kua kua kënetash politike e mediatike. 

Rama e mbylli videon me një apel drejtuar komentuesit: Në 11 maj mos u merr me këto tifozlliqet por futi një votë për të marrë pasaportën e BE-së, do të duhet.  

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?