Politikë

Rama takim masiv me shqiptarët në Milano: Vota në 11 maj duhet të tejkalojë ndasitë politike për ta bashkuar Shqipërinë në sofrën e BE

13 Prill, 15:53| Përditesimi: 13 Prill, 17:12

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim masiv me emigratët shqiptarë në Milano të Italisë për t'u shpalosur nga afër vizionin për Shqipërinë 2030 dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për realizimin e këtij objektivi.

Rama tha se vota e shqiptarëve nuk duhet të ndikohet nga ndasitë politike por të unifikohet në drejtim të Partisë Socialiste, me premtimin e uljes së Shqipërisë në "sofrën e Bashkimit Europian" brenda dekadës.

"Pikërisht tani, shqiptarët nuk duhet ta humbasin këtë shans që është një takim me historinë. Dhe nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit, e as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Prandaj, sot është dita që çdo shqiptare e çdo shqiptar, çdo prind që jeton në Shqipëri, Itali apo gjetkë, dhe që do t’u lërë fëmijëve të vet diçka të madhe, diçka të jashtëzakonshme, diçka që juve ju ka munguar: një mundësi për ta bërë realitet ëndrrën e madhe, duke tejkaluar të gjitha ndasitë partiake, të gjitha llogoret dhe barrikadat, të gjitha hendekët dhe sherret, për ta bashkuar Shqipërinë e të gjithëve, të socialistëve dhe demokratëve, në sofrën e Bashkimit Europian.

Sapo të vetëdijësohemi për fatin që na është dhënë, si një zog në dorë, aq më e sigurt është që me duart tona do t’i japim fund historisë së një populli të trajtuar si popull i dorës së dytë. Do t’i japim fund përçmimit dhe përjashtimit nga fati ynë europian dhe do t’u lëmë brezave tanë një vend në Bashkimin Europian",-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?