Kryeministri Edi Rama

Politikë

Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve

16 Janar, 15:57| Përditesimi: 16 Janar, 20:05

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama do mbledhë nesër (17 janar) në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.

Presioni ndaj strukturave të partisë për të maksimizuar votën e emigrantëve është në rritje për shkak edhe të afateve kohore pasi më 1 mars përfundon regjistrimi i tyre. 

PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për te asistuat në procesin e regjistrimit.

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?