Gjatë një takimi që zhvilloi me gjeneralin Abass, Kryeministri Rama njoftoi nga Beiruti se ka marrë premtimin e tij se operacioni për kthimin e fëmijëve të tjerë nga Siria në Shqipëri do të vijojë.
"Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Shqiptarët e kthyer nga Siria/ Rama: Kemi gati strukturat për integrimin e fëmijëve! Kush ka bërë krime do dalë para drejtësisë! Misioni do vazhdojë
B.K./ReportTv.al