BERAT- Për Edi Ramën, vota për opozitën është votë jo vetëm që ngadalëson vrullin drejt Bashkimit Evropian, por edhe një shuplakë ndaj drejtësisë. Nga Berati, ku vijoi me turin elektoral, kryesocialisti Edi Rama tha se bufi dhe kukumjaçkat e tij nuk vranë vetëm një herë, por disa herë, e madje nuk kanë shfaqur as pendesë.
“Këta janë ata që nuk kanë asnjë pendesë, jo vetëm ndjesë, janë ata që kanë vrarë njerëz jo njëherë, por disa herë, bufi i kënetës dhe kukumjaçkat e tij, ishte ky buf vetëm para pak vitesh, aty ku jam unë sot, ku me keni çuar ju sot, ku nga dritarja shihte se si vriteshin njerëzit poshtë dritares së tij. Dhe kur kryeprokurorja i kërkoi të arrestoheshin 3 njerëzit e tij, ai i tha lavire bulevardi. Dhe pse ndodh kjo sot, sepse jam unë këtu, sepse i dhamë shpatën drejtësisë”, akuzoi Rama kundërshtarin e tij që ka deklaruar zhbërjen e reformës në drejtësi.
Për Ramën, Altin Dumani u bë i njohur fal reformës në drejtësi që bëri PS, duke e kthyer në një figurë, pasi dikur nuk e njihte njeri, edhe pse ishte prokuror.
"Këneta po thotë se do zhbëjë SPAK, që nuk e arrin dot, por BE na kërkon barazi ligjore. Shpatën e drejtësisë në zyrë, ia dhashë unë SPAK-ut, për të goditur edhe majtas, sepse për të shkuar në BE duhet barazi ligjore. Kurse këneta dhe qenëria e saj e sulmojnë Dumanin", tha Rama mes të tjerash.
Të parin e listës së demokratëve në qarkun e Beratit, Enno Bozdon ku ndali turin e fushatës këtë të mërkurë e quajti figurë pa asnjë vlerë.
"Ata, këneta, kanë një Eno (Bozdo), një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë gjetur për ta bërë deputet. Një qyp arkeologjik, pa vlerë, as fatorino nuk e vë unë atë, e për ça, për ta bërë deputet. Mos të torrollisemi me Enot dhe për Enot e arkeologjisë politike më 11 maj, se ne votat tona i kemi, por kjo është mundësia historike”, tha Rama.
Ai solli në vëmendje PD-në, që sipas tij përfaqësohet me Ilir Vrenozin. Deklaratë kjo që vjen një ditë pasi militanti i Berishës e ofendoi nga takimi në Korçë, kryesocialsiti Rama kujdeset të nënvizojë se partia nuk mund të jetë peng e Vrenzoit që përdor gjuhë kënete.
"Ilir Vrenozi është fytyra e vërtetë e kënetës dhe fushatës së saj, e patë dje në Korçë, me të gjithë fjalorin vulgar në një sallë të ekzaltuar që do bëjnë Shqipërinë Madhështore, por që përfaqësojnë Shqipërinë e Kënetës", tha Rama mes të tjerash, duke ironizuar opozitën.
Rama, në fjalën e tij vuri theksin te rëndësia e gruas dhe vajzës në parti dhe qeverisje, duke dhënë edhe shifrat e trefishuara deri tani, që nga koha kur erdhi në qeveri. Ai tha se gjysma e kandidateve në listën e mbyllur janë gra dhe 71 kandidate në listën e hapur. Ai iu përgjigj kundërshtarëve, duke thënë se nuk i shan burrat e djemtë se nuk kanë vlerë, por se Shqipëria ishte vetëm me një këmbë dhe përfshirja e grave dhe vajzave ishte i rëndësishëm për vendin.
Kryetari i PS, përshëndeti edhe burrat që rinin në këmbë në fund të sheshit ku ishin ulur gratë dhe vajzat, duke kërkuar duartrokitje për ta. Ai e kërkoi votën e 11 majit për Shqipërinë dhe jo për të, teksa ftoi edhe demokratët që "të mbyllnin hundët" dhe të votonin PS-në më 11 maj, sepse kështu Shqipëria anëtarësohet në BE.
Kreu i PS-së në diskursin e tij politik që mbajti para grave dhe vajzave në Berat, teksa shkoi drejt fundit të fjalimit, komentoi reformën në drejtësi dhe akuzat e kundërshtarëve.
Ai përsëriti se shpatën e drejtësisë, që para tij e kishin mbajtur në zyrë edhe Berisha, mbreti dhe diktatori, e dorëzoi vetëm PS dhe realizoi reformën në drejtësi.
Rama kujtoi se kreu i SPAK sot është bërë figurë, një profesionist i ndershëm, por që dikur kur ishte prokuror, para reformës, nuk kishte thirrur asnjë zyrtar të lartë për ta pyetur, sikurse tani që ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë.
“E njihni ju kush është Altin Dumani? E njihni të gjithë, profesionist, i ndershëm, drejtues i SPAK, meriton të gjithë solidaritetin kur sulmohet qenërisht nga këneta. Është bërë figurë. Por e dini që ishte prokuror edhe më përpara se të bëhej i njohur, pse nuk i thërriste të gjithë, t’i pyeste në zyrë, të gjithë. Kurse sot e ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë, i thërret të gjithë, sepse nuk kishte shpatën e drejtësisë, që ishte te zyra ime. Sepse ka shpatën që i dhamë ne që ishim në pushtet, sepse gëzuam një pushtet që duhej vënë në zbatim të asaj që ne duam për vete dhe fëmijët tanë nesër. Dhe për këtë jam shumë krenar. Këtë duam ta kuptojnë vajzat, gratë, gjyshet, sepse Shqipëria është grua, nuk diskutohet dhe Shqipëria pa gratë dhe vajat nuk bëhet kurrë ajo që meriton të bëhet”, tha kryesocialisti.
Ai iu kthye edhe fabulës së tij për burrat dhe gratë. Ndërsa nënvizoi se ata burra që votojnë kënetën dhe jo për Shqipërinë në BE, nuk mund t’i quash tjetër veçse çyrykë politikë.
“Nuk duhet t’ju mjaftojë që me zemër e mendje jeni aty, apo me ato që jeni aty, sepse e di, por duhet të takoni çdo grua dhe vajzë demokrate, duhet t’u bëni thirrje si gra, nëna e amvisa. Ishin mërzitur burrat sepse thashë unë se po të ikin gratë një muaj, këta bëhen me bisht, pse nuk është e vërtetë? Ishin mërzitur ca nga këta burrat e kënetës, po pse na thotë se jemi çyrykë etj.
Ja, të ikni ju njëherë një muaj me krocerë, por sikur edhe një ditë, e imagjinoni dot se çfarë do gjeni kur të ktheheni, hë? I bie kokës me dorë, tamom, mirë e thua (i drejtohet një gruaje që vendos duart në kokë për burrat).
Po sikur të ikin ata, një muaj, nuk ka më të dehur, nuk ka më probleme. Ja duartrokasin ata, e kuptojnë. Të gjithë burrat e mençur e kuptojnë. Pse i thua ti çyryk? Po nëse zgjedh kënetën para BE-së të vjen mirë, apo je mirë? Por je më shurdh se shurdhi sepse s’do të dëgjosh, je më i verbër se i verbri se s’do të shikosh, kaq e qartë është”, theksoi kreu i mazhorancës në fjalën e tij.
Teksa në mbyllje rikujtoi forcën e grave dhe vajzave, duke dhënë edhe porosinë e zakonshme që “të kenë kujdes kunatat” dhe për ata që duan të rrinë në kënetë, t’i lënë në fatin e tyre.
“Ndaj edhe ne kemi 56% e forcës mbështetëse gra dhe vajza. Ndaj edhe ne dalim matanë e çojmë Shqipërinë në BE. Nëse nuk duan të rrinë të mërzitur, le të vijnë këtej, të votojnë për Shqipërinë në BE. Nëse nuk duan, apo duan të rrinë me kënetën, le të rrinë. Kujdes tani me fqinjët, shoqet, komshiet, kunatat, me kunatat kujdes, kujdes me kunatat dhe më 11 maj do jemi përsëri së bashku, bashkë me burrat”, përfundoi ai.
Duke iu kthyer çështjes së reformës në drejtësi, Rama përsëriti se ishte vendosmëria e tij dhe PS-së që e realizoi duke ia dhënë shpatën SPAK-ut dhe Altin Dumanit.
Kryesocialisti i tha grave dhe vajzave socialiste se PD dhe Berisha po kërkojnë ta zhbëjnë reformën në drejtësi.
Madje kujtoi se kur Berisha ishte në pushtet u vranë njerëz jo një herë, por disa herë, madje më 21 janar u vranë poshtë dritares së tij, teksa bënte sehir dhe pengonte drejtësinë.
“N’daç me mbret, apo diktator, apo me një palo president si bufi dikur, kurrë Shqipëria nuk ka pasur barazi. Kurrë nuk është thirrur një zyrtar i lartë për të dhënë llogari para drejtësisë. Ka pasur në diktaturë me pushkatime e dënime, por vetëm nga i pari që e kishte shpatën. Por u deshëm ne që ta bënim dhe t’ia jepnim shpatën drejtësisë. Këta të kënetës nuk kuptojnë fare, thonë se ky Edi Rama do timonin se do bëjë drejtësi. Por nuk bëhej drejtësi dhe aleanca me ata që duan ta shkrijnë SPAK, ta zhbëjnë reformën dhe ta kthejnë mbrapsht.
Ne bëmë atë që s’e ka bërë njeri tjetër në histori, i dhamë shpatën, duke ekspozuar edhe veten tonë. Këta dalin e thonë si mund të votojmë për ta që kanë gjysmën e qeverisë në burg. E para nuk kemi qeveritar në burg, por cilido nga ata, nuk është gjysma, edhe sikur të ishte se s’ka rëndësi numri, se secili prej tyre është aty personalisht, por edhe si shprehje e një fakti që s’e luan topi, që të bëhej ajo reformë, që godet edhe brenda nesh, që të godasë edhe majtas edhe djathtas.
Këta janë ata që nuk kanë asnjë pendesë, jo vetëm ndjesë, janë ata që kanë vrarë njerëz jo njëherë, por disa herë, bufi i kënetës dhe kukumjaçkat e tij, ishte ky buf vetëm para pak vitesh, aty ku jam unë sot, ku me keni çuar ju sot, ku nga dritarja shihte se si vriteshin njerëzit poshtë dritares së tij. Dhe kur kryeprokurorja i kërkoi të arrestoheshin 3 njerëzit e tij, ai i tha lavire bulevardi. Dhe pse ndodh kjo sot, sepse jam unë këtu, sepse i dhamë shpatën drejtësisë”, akuzoi Rama kundërshtarin e tij që ka deklaruar zhbërjen e reformës në drejtësi.
Kryesocialisti theksoi se PD kërkon shkrirjen e SPAK-ut dhe që ta mbajë vendin larg BE-së, kur Brukseli po kërkon barazinë ligjore si kusht për anëtarësimin.
Ai ftoi edhe demokratët, që “të mbyllin hundët” dhe të votojnë për PS-në më 11 maj.
“Bufi e thotë copë, më jepni votën të shkrij SPAK më 11 maj, s’ka ça shkrin, por e thotë. Barazia e ligjit me të nuk është e garantuar në BE, me ne është e garantuar, ne e garantojmë barazinë para ligjit në BE dhe nëse e doni këtë, duhet të votoni më 11 maj. Nëse e doni që t’ju bjerë rruga nga Brukseli, votoni PS-në më 11 maj. Edhe demokratët nëse duan Shqipërinë në BE, të mbyllin hundët dhe të votojnë PS-në më 11 maj”, apeloi kreu i mazhorancës.
Kryesocialisti Edi Rama kujtoi edhe një herë para grave dhe vajzave beratase se ylli i fatit është përputhur për vendin tonë dhe dera e BE-së është hapur.
Por shtoi se nëse Shqipëria nuk bëhet “orë zvicerane” deri më 2027, ajo derë mund të mbyllet edhe për 15 vite të tjera.
Kreu i mazhorancës tha gjithashtu se dikur BE i shikonte shqiptarët si të dorës së dytë dhe me bezdi, kurse tani i ka ftuar në Union.
“Më 11 maj na ka ardhur ne fati, për ne, që ne të bëjmë histori me 1 votë. Fati e ka dashur që ylli i fatit të BE-së, të rreshtohet në vijë të drejtë. Fati e ka dashur që të gjendemi ne këtu, në vendin dhe kohën e duhur, BE do që ta marrë Shqipërinë brenda në Europë. Fati e ka dashur që ne të gjendemi pak nga finishi, te ai prag që shqiptarët e kanë ëndërruar prej shekujsh. Që na e ka përcaktuar profeti i historisë tonë kombëtare, Skënderbeu, ku i vuri gjoksin Europës dhe tha se vendi ynë është në Europë. E pastaj shekuj pas shekujsh, poshtërimesh e rrëzimesh, që rilindasit e kthyen në amanet, duke e lënë të shkruar se dielli lind nga perëndon, e të tjerë e të tjerë me radhë, kur u përmbys diktatura, pa udhëheqës populli formuloi vetë Shqipërinë e duam si Europa dhe sot populli shqiptar gjendet para derës së Europës, e duket kaq afër sa fundi bulevardit ku jemi këtu.
BE na ka dhënë kalendarin, tre vjet, të punojmë së bashku ditë dhe natë, ta mbyllim kalendarin, kemi filluar vjet! (Këndohet ezani, Rama ndërpret fjalimin) Ta respektojmë!
E kishim fjalën te negociatat. Ne jemi pranë BE-së, deri më 2027 duhet të mbyllim negociatat. Dhe duhet të jemi si sahat zviceran deri më 2027-ën. Janë 250 mijë faqe, punohet natë e ditë nga të gjithë. Tani jemi shumë pranë. Dikur na shikonin si delen e zezë, kur na dëgjonin, na dëgjonin sa për të larë gojën, mezi prisnin sa të mbaronim ne fjalën. Ku janë sot Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut që sot ka ndërruar edhe emrin. Sot jemi krah për krah me Malin e Zi, të tjerët janë mbrapa. Por ajo derë është hapur dhe ne duhet ta kapim afatin, sepse ajo derë mund të mbyllet. Ata nuk na presin neve, dera mund të mbyllet, e të mbetemi jashtë BE-së edhe për 15 vite të tjera, se u ka ndodhur edhe të tjerëve”, u shpreh ai.
Rama apeloi që vota më 11 maj të ishte masive, teksa shprehu habinë me kundërshtarët që zgjedhin kënetën, duke i mohuar Shqipërisë pasaportën europiane. Ai shtoi se më 11 maj nuk votohet për të, por për të ardhmen e vendit dhe fatin e integrimit të tij.
“Ka gjë më të madhe se kjo përgjegjësi dhe mundësi historike dhe që vjen te një votë e jotja dhe ti ta përfillësh se s’të pëlqen PS apo Edi Rama, apo kulmi fare, se të tërheq këneta. Apo për prindërit, që duan t’i lënë fëmijët pa pasaportën europiane, duan t’i lënë pa Europë. Edi Rama sot është nesër nuk është, por Shqipëria do mbetet gjithmonë. Shqipëria është dhe s’është mirë në varësi të vendimeve që marrim ne. Ky është rasti që Shqipëria të jetë zonjë e ulur në sallonin e BE-së. Që shqiptarët të mos jenë të dorës së dytë si dikur, por të banojnë në kërthizën e BE-së, në qendër, jo në periferi, të mos jemi të huaj.
Jo të na pyesin ku po shkon, pse po shkon dhe pyetja e tmerrshme, kur do kthehesh? Sepse jemi të huaj. Ose për studentët që të paguajnë më shumë se janë të huaj. Kurse me këtë pasaportë paguajnë ekzaktësisht sa studentët europianë. Me të Greqisë keni shumë të njohur e familjarë që kanë ankthin e madh do u njihet a jo pensioni dhe kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çmos dhe po bëjmë, por është e vështirë, e mbyllëm me Italinë, po punojmë dhe me ta, edhe pse e vështirë. Por nëse shqiptarët marrin këtë pasaportë do të thotë e drejtë pensioni, leje, të drejta të barabarta, njohje automatike e atyre pensioneve. Gëzojnë të drejta edhe për t’u bërë eurodeputetë e kryetarë bashkie, anëtarë të këshillave bashkiakë atje, vetëm kryeministra e ministra nuk bëhen dot. Nëse bëhemi anëtarë të BE-së, për bujqësinë dhe fermerët do marrim 300 mln euro në vit ndihmë, ndërsa në kaq vite në total kemi marrë 200 mln euro”, theksoi kryesocialisti.
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi kundërshtarët e tij të PD-së dhe veçanërisht ata të listës për qarkun e Beratit.
Teksa solli në vëmendje një bisedë me ish-kryebashkiakun Ervin Demo, kreu politik i qarkut për PS-në, tha se nuk i njihte emrat përfaqësues të kundërshtarit për Beratin.
Ai ironizoi kreun politik të PD-së për këtë qark, Eno Bozdo, duke i vendosur edhe epitetin “qyp arkeologjik”.
“Ndërkohë që tani ke një votë dhe do që ta harxhosh për bufin që ka rrjedhur prej kohësh? Në vend ta harxhosh për financimet për ferma e bujqësi.
Ka ca emra këtu nga krahu tjetër që as i kam dëgjuar dhe as i njoh, po bisedoja dhe me Ervin Demon se kë kishin ata.
Ata, këneta, kanë një Eno (Bozdo), një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë gjetur për ta bërë deputet. Një qyp arkeologjik, pa vlerë, as fatorino nuk e vë unë atë, e për ça, për ta bërë deputet. Mos të torrollisemi me Enot dhe për Enot e arkeologjisë politike më 11 maj, se ne votat tona i kemi, por kjo është mundësia historike”, tha Rama.
Një moment interesant nga fjalimi i Edi Ramës në Berat ishte çasti kur nga xhamia aty pranë sheshit, në bulevardin e qytetit, nisi të këndohej ezani i mbrëmjes.
Ndërsa ishte duke folur pikërisht për anëtarësimin në BE dhe faktin se Shqipëria ndodhej vetëm pak metra larg finishit dhe derës së Europës, u këndua edhe ezani i besimtarëve myslimanë.
“Ta respektojmë...!”, tha kryesocialisti dhe ndërpreu fjalën e tij, duke pritur deri në mbarimin e ritit fetar.
Komente
