Kreu i PS-së ka vijuar takimet me gratë dhe vajzat nga Elbasani pasditen e sotme. Ndryshe nga takimet e kaluara, Rama në nisje të takimit i ka kërkuar këngëtares që hapi tubimin të këndojë sërish. Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar, sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në.
Rama ironizoi opozitën për sulmet që i bëjnë fushatës së tij, duke e quajtur një fushatë “tallava”. Kryesocialisti u tha të pranishmëve se po e kërkonte këtë këngë të dytë, duke qenë se, siç thotë, ata të tjerë ne të tallavasë jemi. E më tej ironizoi duke thënë se “ata dëgjojnë Beethovenin me Vrenozin në krye.
“Merrja edhe një këngë tjetër, se ne të tallavasë jemi; nuk jemi si ata që dëgjojnë Beethoven me Vrenozin në krye,” -tha Rama.
Pasi mori fjalën Rama, pas fjalimeve të kandidateve gra dhe drejtuesit politik të Elbasanit, Arbjan Mazniku, kreu i PS-së ftoi në sallë një anëtare të vjetër të Partisë Socialiste të Elbasanit. Anëtarja socialiste e quajtur Luli duket e përlotur në krah të Ramës, pas shprehjes së mirënjohjes që nisi t’i bënte kryesocialisti. Rama tha se gra si Luli e kanë mbajtur derën e PS-së hapur në kohët më të vështira të partisë.
“Tani unë dua të bëj një nderim për një grua këtu, që nuk është kandidate, që nuk është nën dritat e skenës, por që unë e kam gjetur gjithmonë këtu. Luli, hajde pak këtu. Mbante hapur derën e Partisë Socialiste, kur Partia Socialiste kishte dalë nga një humbje; aty ishin mbledhur ca burra, të mërzitur dhe depresivë, dhe Luli rrinte aty; atëherë ne nuk e kishim ndaluar ende cigaren. Gjithë ata burra, aty shikoj unë Lulin: ‘Kush është kjo, mo vëlla?’ Aty te Luli më ngelën sytë mua. Këtu, te kjo, duhet me u kap me fillu rindërtimin e Partisë Socialiste. Unë të jam shumë mirënjohës. Në kohën kur Luli dhe disa gra të tjera që janë këtu rrotull dhe që besnikërisht qëndronin në ditë të vështira, Partia Socialiste kishte 12% gra e vajza, që nuk i ftonin në organizata. Unë jam shumë krenar sot që ne arritëm këtë.” - tha Rama.
Rama më tej tha se synimi i tij dhe i Partisë Socialiste nuk është për 71 mandate, por për më shumë. Rama solli në vëmendje edhe vitin 2017, kur opozita protestonte në çadër para Kryeministrisë kundër reformës në drejtësi.
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Elbasanit, nga ku tha se në 11 maj synohet më shumë se 71 mandate.
Rama kujtoi edhe vitin 2017, kur opozita protestonte në çadër para kryeministrisë kundër reformës në drejtësi.
‘Jo 71 mandate në 11 maj se ato as nuk diskutohen, populli socialist na i ka garantuar në zgjedhjet e kaluara, por na duhet një fuqi më e madhe, sepse negociatat bëhen në Bruksel dhe bihet dakord për çdo gjë dhe duhet që të vijmë në Tiranë që ti bëjmë këtu dhe duhet që të kemi fuqinë që ti bëjmë. Thonë ca është kjo punë sa herë ka fushatë shpik ndonjë gjë, ju kujtohet kur ju thosha më jepni timonin për një drejtësi që të shoh drejtë ishte fushata e vitit 2017 ishte koha kur ata që sot kërkojnë besimin e shqiptarëve që s’kanë për ta marr kurrë ishin në çadër poshtë zyrës sime, se nuk donin krijimin e institucioneve të drejtësisë dhe sot thanë në 12 maj do të shkrijnë SPAK.
Por shqiptarët na e dhanë timonin dhe ndodhi përpjekja e parë në histori për barazinë para ligjit. Kurrë nuk ishte thirrur një pushtetar nga një gjyqtar. Drejtësia ishte e dobët me të fortit dhe e fortë me të dobëtit dhe kjo sot po ndryshon, sot për sot garantët e këtij ndryshimi jemi ne, drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Që nesër mos të dal dikush që ti marr koka erë dhe ta kthejë rrotën e historisë ku ishte, sepse ka ndodhur kjo gjë’, tha ai.
Kryesocialisti Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij nga Elbasani në takimin me gratë dhe vajzat, duke përcjellë një falenderim.
Rama ftoi në skenë një anëtare të Partisë Socialiste të Elbasanit, e cila iu afrua kreut të PS-së e përlotur. Kreu i PS-së tha se Luli, anëtarja e vjetër e PS Elbasan, ka qëndruar në ditë të vështira, të cilëve i ka shprehur mirënjohjen.
"Tani unë dua të bëj një nderim për një grua këtu, që nuk është kandidate, që nuk është nën dritat e skenës, por që unë e kam gjetur gjithmonë këtu. Luli, hajde pak këtu. Mbante hapur derën e Partisë Socialiste, kur Partia Socialiste kishte dalë nga një humbje; aty ishin mbledhur ca burra, të mërzitur dhe depresivë, dhe Luli rrinte aty; atëherë ne nuk e kishim ndaluar ende cigaren. Gjithë ata burra aty, shikoj unë Lulin: “Kush është kjo mo vëlla?” Aty te Luli më ngelën sytë mua. Këtu, te kjo, duhet me u kap me fillu rindërtimin e Partisë Socialiste. Unë të jam shumë mirënjohës. Në kohën kur Luli dhe disa gra të tjera që janë këtu rrotull dhe që besnikërisht qëndronin në ditë të vështira, Partia Socialiste kishte 12% gra dhe vajza, që nuk i ftonin në organizata. Unë jam shumë krenar sot që ne arritëm këtë."-tha Rama.
Komente
