Rama dhe Sulayem

Rama takim me kreun e FIA-s në kryeministri, bisedime për ndërtimin e Automoto Parkut të Elbasanit: Do t’i japë vendit një motor të ri të ekonomisë

29 Janar, 18:12| Përditesimi: 29 Janar, 18:27

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA), Mohammed Ben Sulayem. Duke publikuar disa foto prej takimit, Rama shkruan se kishte diskutuar me Sulayem për projektin e madh të Automoto Parkut të Elbasanit. 

Kreu i qeverisë shkruan më tej se ky projekt do t'i japë Shqipërisë zhvillim të mëtejshëm në ekonomi dhe turizëm.

"Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit"- shkruan Rama. 

Auto Moto Park i cili ndodhet në Krastë të Elbasanit, sipas Ramës nuk ka për qëllim vetëm argëtimin, por do të krijojë dhjetra vende të reja pune dhe do të ndryshojë tërësisht zonën përreth pasi pritet të organizohen edhe gara ndërkombëtare përfshirë Formula 1 dhe gara të tjera të motorizmit. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 29/01/2024 20:15

    Te behen ato qe jane te domosdoshme per jetesen (drita dhe uje )pastaj ti jepet rendesi tangerllikut,nuk e kuptoj me çfare llogjike ecim nuk kemi uje(vjen dy ore ne dite ne zone bregdetare) ujrat e zeza derdhen ne det,skafet e vogla nuk i vendosin ne limanet perkatese por kane bllokuar gjithe bregdetin,ujrat e zeza te shtepive ne buze te detit derdhen ne det shezllone kudo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?