Edi Rama dhe Mark Rutte

Politikë

Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë

17 Dhjetor 2024, 17:40| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 17:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel u takua sot Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi një foto me Rutte në selinë e NATO-s, të cilin e cilësoi “një mbështetës të paepur të Shqipërisë”.

‘Bruksel, Selia e NATO. Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze’, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Bruksel, pasi Shqipëria çeli negociatat për 2 kapitujt e radhës, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, proces që e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?