Presidentja e Aleancës Socialiste Evropiane takime me grupin e PS-së! Balla: Në këtë kohë luftë duhet të jemi të bashkuar! Perez: Jeni më afër se kurrë BE

16 Nëntor 2022, 11:44| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 15:59

  • Share

TRANË- Për herë të parë mbledhja e grupit parlamentar socialist është zhvilluar në prani të presidentes së grupit socialist dhe demokrat Europian Iratxe García Pérez. Duke iu referuar pasojave të luftës, kreu i grupit Taulant Balla theksoi se në këtë kohë  është i rëndësishëm bashkëpunimi dhe jo përçarja.

Sipas Ballës, sot më shumë se kurrë kërkohet të jemi të bashkuar, Evropa duhet më e bashkuar dhe çdo politikë mbështetëse që planifikon Komisioni për përballimin e luftës duhet të përfshijë njëkohësisht dhe njëtrajtësisht edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për zyrtaren Europiane shihet me rëndësi ecuria e reformave që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE

“Politka e zgjerimit e nevojshme, procesi i zgjerimit të shqiëprisë ëshët i besueshëm, i parashikueshëm dhe i drejtë, arritje kyç për shqipërinë, kjo është e rëndësishme për BE. Erdha që tju them se progres raporti nga Komisoni Europian përfshin dy suksese në mënyrë të qartë Shqipërinë dhe RMV. Sot BE dhe Shqipëria janë më afër su kurrë”- u shpreh ajo.

30 minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar Socialist, kryeministri Edi Rama takoi në ambientet e ‘Vilës 31’ në kryeqytet me Iratxe García Pérez.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?