Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi, Rama zbulon edhe fokusin e bisedës. Kryeministri bën me dije së është biseduar për bashkëpunim në fushën e energjisë, por edhe për nisjen e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit.
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Presidenti azer për herë të parë në Tiranë, pritet nga Begaj: Të gatshëm t’ju ndihmojmë për infrastrukturën e gazit! Begaj: Shqipëria të krijojë infrastrukturën e gazifikimit
SI.E./ReportTv.al