TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me strukturat e Partisë Socialiste të njësisë 5 në Tiranë.
Rama ishte i shoqëruar nga drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, dhe Erion Braçe. Gjatë takimit nuk kanë munguar edhe batutat, teksa Braçe po prezantonte emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të shtabit.
‘E njoh unë Nazmiun, i bënë për provokim ti këto Braçe’, tha Rama.
Ndërkohë, Braçe, u ndal tek takimet që janë bërë me qytetarët dhe problematika me legalizimet në zonën e Selitës.
‘Ne kemi mbaruar bërë takime me organizatat e partisë, i kemi bërë këto mbledhje të gjitha dhe nga e hëna e tutje ne kemi 62 takime për 96 qendrat e votimit. Kemi synuar që të bëjmë me çdo qendër votimi takim dhe atje ku qendrat e votimit janë pak më të vogla kemi bashkuar dy në një ose kur janë afër dhe ka dendësi banorësh kemi bërë një takim për 2 qendra votimi.
E gjithë struktura është vënë në punë, për Selitën kemi kërkuar një plan për legalizimin që nga 12 maj kur vijmë në pushtet ta kemi të detajuar. Ka njerëz që kanë marr lejen e legalizimit dhe s'kanë marr cerfifikatën e pronësisë. Kanë bërë shtëpi në vitet '70 dhe i kanë pa letra dhe nuk bëjnë dot asnjë investim’, tha ai.
Batutat mes kryeministrit Rama dhe Erion Braçes:
Edi Rama: O Braçe po ku je?
Erion Braçe: Ka të tjerë këtu
Edi Rama: O Braçe na trego ndonjë gjë mo vëlla. Si duket situata?
Braçe: Ti shiko ndonjëherë dhe instagramin tim mo burrë. Tëndin e shohim që në mëngjes. Mund ta shohësh dhe timin se nuk bëhet qameti. Të shohim në mëngjes në “Sy m’ë sy”
Rama: Hape ta shoh
Komente

Erioni I shkund dhe jo ta shkundin kushe do qofte si Edhe nje tjeter si erioni te kishte Parliament nuk do kishim nevoje per opozite
PërgjigjuJua ka bere mire Edi Rama qe ju vendosi ne listen e hapur, shkunduni se keni zene ndryshk
Përgjigju