Politikë

Rama me të rinjtë në Fier: 11 maji është takim me historinë, zgjedhjet më të rëndësishme! Kemi skuadrën më të re në fletën e votimit

29 Prill, 16:31| Përditesimi: 29 Prill, 17:37

  • Share

FIER- Kryesocialisti Edi Rama po vijon turin e tij elektoral në qarkun e Fierit ditën e sotme (29 prill). Takimi i radhës ka qenë me rininë socialiste fierake.

I shoqëruar nga drejtuesit politikë të qarkut, kandidatët dhe strukturat, kreu i mazhorancës shprehet:

“Mes energjisë së të rinjve që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane!”

Fjalët hapëse e mbajtën të rinjtë e shtabit elektoral të PS-së, në sallën e tejmbushur.

Rama përsëriti në sallën e tejmbushur se këto zgjedhje ishin më të rëndësishmet për Shqipërinë, që nga viti 1992.

"Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, jemi ndalur për të bërë takime të veçanta me vajzat dhe djemtë, duke filluar me ata që votojnë për herë të parë. Sepse këto zgjedhje janë më të rëndësishmet prej shumë e shumë kohësh, pikërisht për votuesit e parë, të ejat dhe të rinjtë.

Nuk ka zgjedhje të parëndësishme, por nganjëherë fati të vë mbi supe, kur ditën e zgjedhjeve bashkohen edhe detyra për të zgjedhur një palë apo një individ për të drejtuar vendin, edhe misioni për të çuar përpara vendin tëndë, duke u takuar me historinë. 11 maji është takim me historinë", tha Rama mes të tjerash.

Kryesocialisti kujtoi para të rinjve edhe rëndësinë e 11 majit, jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë. Ai tha se 2 deputetë janë në listën e sigurt të Fierit nga të rinjtë dhe PS ka skuadrën më të re në listën e votimit nga partitë politike.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, po aq të rëndësishme sa ato të vitit 1992 kur u votua PD-ja për ndryshimin historik të sistemit dhe jo se ishin për PD-në, por për vendin. Kështu janë edhe këto zgjedhje të 11 majit, takim me historinë dhe për fatin e vendit në integrimin europian, për t’i dhënë pasaportën europiane. Do ndani historinë e derisotme me historinë që nis pas 11 majit, që do e kthejmë historinë e vendit tonë me anëtarësimin në BE.

Për herë të parë PS nuk ka pasur dhe tani ka një skuadër që është më e reja në fletën e votimit. Dhe këtu në qarkun e Fierit, një djal dhe një vajzë që vijnë drejtpërdrejt nga radhët tuaja, nuk janë në listën e deputetëve, por janë tashmë dy deputetë të rinisë së qarkut të Fierit në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe në listën ku do bëni zgjedhjen tuaj, ka vajza dhe djem të tjerë, që vijnë nga gjiri juaj. Asnjëherë më parë PS nuk ka kërkuar siç kërkon më 11 maj, angazhimin dhe mbështetjen e të rinjve. Jo si socialist dhe demokratë, por si shqiptarë europianë”, tha Rama mes të tjerash në diskursin e tij elektoral", tha Rama. 

Rama e mbylli fjalimin e tij me një diskutim patriotik, duke theksuar se vota e 11 majit është për profecinë e heroit kombëtar Skënderbeu, amanetin e rilindasve dhe vuajtjeve të prindërve të të rinjve në emigracion, që Shqipëria të ulet “si zonjë” në tavolinën e BE-së.

“Të gjithë ju, duke vënë votën drejt qendrës së fletës së votimit, as majtas dhe as djathtas, por mu në qendër, do ta kujtojë se e dha votën e tij për Shqipërinë zonjë në familjen europiane. Vota e 11 majit është më shumë se sa sot për nesër. Ka brenda edhe profecinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka brenda amanetin e rilindasve tanë, edhe të gjitha vuajtjet,sakrificat, torturat e prindërve të gjeneratës tuaj në emigracion. Ka ëndrrat e shpresat e shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë të barabartë mes të barabartave në Europë! Shumë faleminderit!”, përfundoi kryeministri djalën e tij.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?