Politikë

Rama nga Kashari: Kandidimi për herë të parë në Tiranë, mision i ri! Disa s’e dinë çfarë përfaqëson bufi i kënetës, kërkoni në Youtube për Gërdecin dhe 21 janarin

18 Prill, 19:56| Përditesimi: 18 Prill, 22:35

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë 6 në Tiranë. Kur u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e tij, ai u surprizua me dy dhurata nga dy vajza, të cilat kishin punuar në mënyrë artizanale një dorë e hapur, që simbolizon numrin 5 të PS në fletën e votimit dhe një buf, që Rama e përdor për të ironizuar Berishën.

Kryesocialisti Edi Rama kandidon për herë të parë si deputet në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një mision të ri. Nga takimi me qytetarët në Kashar, Rama u shpreh në shumë zona të kryeqytet ka parë ndryshime të mëdha.

“Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre. Po thosha se duket qenë se kjo e deputetit të Tiranës është mision i ri për mua dhe për shkak të ndjekjes së fushatës kam shkuar në shumë pjesë të Tiranës që nuk i kam parë, dhe kam parë ndryshime të jashtëzakonshme, është diçka krejt tjetër nga si ka qenë. Duke qenë se atëherë kur ne e nxorëm Tiranën nga një kënetë e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme, dhe filloi qyteti të zhvillohej, perceptimi im ka mbetur mbrapa në raport me shumë pjesë të qytetet që janë integruar plotësisht. Do habiteni po t’u them se më parë Astiri për shembull nuk ekzistonte. Në këtë transformim të madh kam parë shumë gjëra që duhet t’i adresojmë.

Në këto kushte sot, ky qytet ka potencial për tu bërë më i mirë për qytetarët e vetë. Njëherë e një kohë Tiranë kishte një qendër dhe të gjithë vërtiteshin rreth saj, qyteti është bërë më i madh dhe jeta është ndarë në shumë pjesë, qyteti ka dhe qendra të tjera, ku ka komunitetet që jetojnë rreth asaj qendre. Kam parasysh Kombinatin, Kasharin dhe zonën e Astirit që kanë krijuar një bazë të rëndësishme forcash pune, energjie, plot jetë dhe që kanë nevoja që nëse i adresojmë siç duhet, cilësia e jetës bëhet shumë herë më e mirë. Ne do të angazhohemi shumë për këtë. Në shumë vende individë të caktuar vënë trarë, rrethojnë zonën, marrin bileta e dorë për parking dhe krijojnë situata jo të mirë. Ne do i pastrojmë këto të gjitha', tha ai. 

Rama u ka bërë thirrje të rinjve të kërkojnë në YouTube për PD dhe qeverisjen e Berishës për t'u njohur se çfarë ka ndodhur. Ai u kërkoi atyre që të kërkojnë në YouTube ngjarje si 21 janari dhe Gërdeci. 

'Ka disa që nuk e dinë ca përfaqson bufi i kënetës. Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore. Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu', tha ai. 

Këto zgjedhje, ai i ka cilësuar me rëndësi për vendin, pasi me fitoren e PS kryesocialisti tha se vendi do të hyjë në BE. Rama tha se atëherë do të jemi një vend i barabartë me të tjerët.

'Këto zgjedhje janë me rëndësi me shumë se çdo zgjedhje që kemi pasur më parë. Në këto zgjedhje populli duhet të marr një vendim të rëndësishëm, që më pas do të vijë një përpjekje intensive për të mbyllur negociata me BE. Pasaporta që ne kemi sot është një dokument udhëtimi që na jep mundësin që të hyjmë dhe të dalim nga BE, por s’na jep të drejtën të qëndrojmë, shkojmë për të punuar dhe studiuar dhe nuk jemi qytetar të barabartë. Me hyrjen ne BE bëhemi të barabartë më të tjerët. Me hyrjen në BE ne bëhemi një vend i madh sa BE dhe BE bëhet i vogël sa ne. Njësoj si sot për të lëvizur nga Tirana në Korçë ose Vlorë dhe kështu është kur vendi është anëtar i be për të lëvizur në cilin do qytet', tha ai. 

Ora 20:56
'Thonë e hapët fushatën me këngë e me valle', Rama ironizon opozitën: Sipas tyre duhet ta hapnim me vajtim, këta gdhihen me Beethoven

 

Kryesocialisti Edi Rama nga Kashari ka ironizuar edhe kritikat nga kampi opozitar lidhur me hapjen e fushatës së PS, e cila u hap me këngë dhe valle në sheshin Skënderbej në Tiranë. Rama tha se fushata nuk do të hapej duke vajtuar.

"Kur thonë pse e fyeni popullin shqiptar që e hapni fushatën me këngë e me valle, sepse sipas tyre duhet ta hapnim me oii, duke vajtuar se Shqipëria sot nuk ka bukë se Shqipëria sot s’ka ujë, se njerëzit po vdesin rrugëve. Edhe kur thonë tallava këta aristokratët e mëdhenj, këta që gdhihen me Beethoven dhe ngrysen me Ëangerin, këta janë tallavaja më e madhe se është tallava tra la lala. E patë Belon aristokratin ju, prandaj ne na duhet që burrat që janë gjysma e mirë bashkë me shumicën e grave dhe vajzave dhe jemi në rregull", tha ai.

Ora 20:44
'Ka disa që se dinë çfarë përfaqëson bufi i kënetës' Rama: Kërkoni në Youtube vitin 1996, Gërdec dhe 21 janar

 

Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve socialistë të kërkojnë në youtube për PD dhe qeverisjen e Berishës për tu njohur se çfarë ka ndodhur.

Ai u kërkoi atyre që të kërkojnë në Youtube ngjarje si 21 janari dhe Gërdeci të cilat kanë ndodhur gajtë periudhës kur në qeverisje ka qenë PD e drejtuar nga Sali Berisha. .

'Ka disa që nuk e dinë ca përfaqson bufi i kënetës. Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore. Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu. Po si ka mundësi që ata janë akoma vërdallë. Jua them unë që gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, nuk ju punon radiostacioni. Mua më mjafton një gjë se më mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ne na duhen gjysma normale e burrave, ne jemi më shumë se ca ishim 4 vjet më parë', tha ai. 

Ora 20:38
Rama batuta me të riun në Kashar: O zogu na myte me atë fishkëllimë, po nuk dëgjon kanarina

 

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorët e Kasharit në Tiranë, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalimit të tij nuk kanë munguar edhe batutat. Ai iu drejtua një të riu, i cili ishte duke fërshëllyer.

'O zogu na myte me atë fishkëllimë, na myte mo burrë. Ç’paske qenë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen, po nuk dëgjon kanarina, po na myte mor, apo e ke nga BE dhe ti', tha ai. 

Ora 20:26
Një dorë me numrin 5, Rama merr dhuratën e veçantë simbolike nga një vajzë në Kashar

 

Një dorë me numrin 5, ka qenë kjo dhurata simbolike që kryesocialisti Edi Rama ka marr si dhuratë sapo u ngjit në podium nga një vajzë në Kashar.

Rama ndodhet këtë mbrëmje në Kashar, ku vijon takimet e tij për të kërkuar votën në 11 maj për PS.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lumo: 19/04/2025 17:44

    Po ca misjoni flet o mi kanalesh kur je ne list te mbyllur ska asnje mision be kandidim. Sa per re kërkuar ne Google mund te kërkojmë edhe për heqjen e vizave, për hyrjen ne nato, per memorandumin e skafeve etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?