Rama në Peshkopi: Votuat me mendje, jo me zemër! Shuplaka ndaj koalicionit Berisha-Meta, shpejton ringritjen e opozitës

22 Maj 2023, 17:48| Përditesimi: 22 Maj 2023, 20:01

  • Share

 

Gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi të cilët i falënderoi për fitoren që i dhanë Partisë Socialiste në 14 maj, kryeministri Edi Rama tha se votuesit ashtu si në Shkodër votuan me mendje dhe jo me zemër. Ai tha se zgjedhjet e 14 majit në vend ishin një shuplakë e rëndë për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe e cilësoi si një disfatë të një grushti njerëzish dhe të verbërve që besojnë rreth tyre.

“Kanë votuar me mendje edhe pse me zemër të thyer, për të vetmen zgjidhje për të çuar përpara punët në Dibër. Dua të falënderoj edhe ata që nuk dolën të votojnë, ata që i thonë vetes të djathtë por në respekt të vetes, nuk e ndyen dorën për të vënë votën tek një koalicion i cili ka ngrënë shuplakën më të rëndë ndonjëherë nga shqiptarët që u bënë bashkë duke i votuar ose duke mos i votuar.

Do bëj cdo përpjekje që është në dorën time, të gjithë ata që janë me mua, të bëjnë përpjekje që ajo harta elektorale që për herë të parë është harta e një Shqipërie që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë edhe për herë të fundit. Dua që ne ta shtyjmë përpara këtë vend dhe shoqëri që të votojë gjithmonë e më shumë me mend dhe jo me tifozllëk. Kjo disfatë skandaloze e atyre që e kanë marrë peng të djathtën shqiptare, nuk është disfata e njerëzve që besojnë në zgjedhje të tjera, por e një grushti njerëzish dhe një rrethi të verbërish rreth tyre” – u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama tur falënderimesh në bashkitë e qarkut Dibër: Na keni dhënë një sfidë të madhe! Përmbysjen e ngjyrave në hartën elektorale do e kthejmë në investime


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?