Edi Rama, Aleksander Vucic dhe Zoran Zaev

Rama takim online me Vuçiç dhe Zaev për Shengenin Ballkanik, Kosova s'ka konfirmuar pjesëmarrjen

25 Tetor 2020, 16:24| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 17:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Zoran Zaev do të bëjnë hapin e radhës për të çuar përparë iniciativën e Shengenit Ballkanit. Ata do të zhvillojnë një diskutim online ditën e premte në 30 tetor 2020.

Takimi do të jetë i ngjashëm me ato të zhvilluara në Nish, Tiranë apo Ohër. Ende e pakonfirmuar është pjesëmarrja e Kosovës, të cilës pritet t'i dërgohet një ftesë për të qënë pjesë e Mini-Shengenit. Këtë ftesë e ka konfirmuar me herët edhe kryeministri Zaev gjatë vizitës së Kryeministrit Hoti në Shkup, ku u tha se:

Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”.

Kjo do t’i ndihmojë fillimisht qytetarëve për implementimin e katër lirive në Ballkanin Perëndimor siç janë në shtetet e BE-së”.

Në këtë konferencë Zaev konfirmoi pjesëmarrjen e Vuçiç, ndërsa burime për Report Tv konfirmojnë takimin si edhe pjesë marrjen e Kryeministrit Rama.

Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.

Gjatë vizitës në Shkup, homologu Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ia përsëriti ftesën kryeministri Hoti, kur tha se Kosova duhet të afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.

Komento

Komente

  • Arbëri: 25/10/2020 19:49

    Rama kinse u zemrua nga serbia, por prap doli bloffffff

    Përgjigju
    • Wayne: 25/10/2020 21:08

      Sinqerisht ishte e njëjta që m'u kujtua.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?