Qeveria ka gati paketën e mbështetjes për industrinë fason, e cila është goditur nga zhvlerësimi i euros e për pasojë ka miliona euro humbje.
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi në 'Shtëpinë e Biznesit' e ngritur pranë Piramidës, është arritur në dakordësinë për të miratuar një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.
Po ashtu është vendosur që të ofrohet një mekanizmi lehtësues, në formën e overdraftit për të pasur në dispozicionin likuiditetin e nevojshëm në mënyrë që kompanitë të nisin prodhimin sipas kontratave që ata kanë.
Ndihma tjetër që do ti jepet kësaj industrie ka të bëj me kualifikimin e fuqisë punëtore. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është rënë dakord me industrinë e manifakturës që të ngrihet një skemë financimi për një akademi profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.
Nga ana tjetër për këtë sektor do të ketë një kanal të dedikuar për rimburisimin e shpejtë të TVSH-së. Të gjitha këto ndërhyrje sipas kreut të qeverisë do të ndihmojnë sektorin të transformohet, të kapërcejnë sfidat, të investojnë më shumë në teknologji, të rrisin pagat dhe të jenë më konkurrues.
“Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”, thotë Rama.
Prej muajsh sektori i manifakturës kërkon ndihmë financiare për të dalë nga kriza e nisur që pas pandemisë, dhe që u thellua më shumë më rënien e euros e cila ju ka zhvlerësuar ndjeshëm fitimet përgjatë vitit 2023. Ndërsa në ditët e fundit disa kompani kanë shpallur falimentin e me dhjetëra punonjës të kësaj industrie kanë mbetur të papunë.
Konkretisht qeveria ofron: