Politikë

Zgjedhjet/ Rama takim me kandidatët e Tiranës: Jo ‘luftë’ me njëri-tjetrin, fokusohuni tek numri 5! Në fokus edhe vota e diasporës

26 Prill, 12:36| Përditesimi: 26 Prill, 18:59

  • Share

Për të respektuar zinë kombëtare dhe kujtimin e Papa Françeskut, kryesocialisti Edi Rama e shtyu axhendën elektorale me takime publike të planifikuara në qarkun e Fierit.

Mitingjet e zëshme të fushatës, këtë të shtunë ia lanë vendin takimeve informale me strukturat e PS së Tiranës.

Kryesocialisti Rama mblodhi rreth orës 10:00 të paradites të deleguarit e Tiranës dhe kandidatët për deputetë.

Takimi u fokusua tek puna për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa burime për Report tv bëjnë me dije se  Rama u kërkoi kandidatëve të PS të shmangin përplasjet mes tyre dhe ndërhyrjet në zona, por të përqendrohen tek fushata duke kërkuar votën për numri 5.

Kjo pasi në Tiranë, gara është e ethshme edhe mes llojit. 37 kandidatë për deputetë në listë të hapur për të siguruar një vend në parlament,  do të luftojnë edhe për një votë më shumë duke bërë që gara mes tyre të jetë e ashpër.

Një tjetër çështje që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mësohet se diskutoi në takimin informal me strukturat, ka qenë edhe vota e diasporës. Vëmendje mori kryesisht Greqia ku po hasen problematika, për të cilat Rama i kërkoi strukturave të kontaktojnë me të njohurit e tyre dhe të mos e djegin votën.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?