Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Kosova & Rajoni

FOTOT/ Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror! E ardhmja evropiane e rajonit është e përbashkët

1 Korrik, 08:17| Përditesimi: 1 Korrik, 09:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e së hënës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti në Shkup.

Teksa e ka përshkruar si një takim vëllazëror, Ahmeti shpreh mbështetjen për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe shton se edhe Maqedonia e Veriut duhet që të jetë pjesë e kësaj rruge të pakthyeshme. Sipas Ahmetit, e ardhmja evropiane e rajonit është e përbashkët dhe nuk mund të ketë ndarje në këtë proces. 

Kreu i BDI bën me dije se diskutuan edhe për kërcënimet ndaj marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike në vend, por edhe për rëndësinë e forcimit të raporteve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces.

Diskutuam për:

– Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;

– Marrëdhëniet ndëretnike në vend;

– Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.”, ka shkruar Ahmeti.

Pjesë e takimit ishte edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani. Kryeministri Rama ndodhet në Shkup së bashku me liderët e tjerë të rajonit në kuadër të samitit të BE-së ku do të diskutohet për planin e rritjes.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?