Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma. Rama publikoi foto me Kuman, ndërsa informoi se ai do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri.
“Rrallë qëllon të jesh me aq fat sa brenda 24 orëve të takosh dy maestro të kalibrit të lartë, si kolosi i arkitekturës botërore, Kengo Kuma, i cili do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama gjithashtu zhvilloi një takim edhe me skulptorin shqiptar Helidon Xhixha.
“I madhi Helidon Xhixha, të cilit nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, ku kaloi disa ditë pas ekspozitës mbresëlënëse të skulpturave të tij në Palazzo Reale, Milano”, tha Rama.
Rexhep
PërgjigjuKy /kolosi/ vjen per te na ndertuar ndonje kulle tjeter!!! Po mire po ndonje kolos shqiptar arkitekture nuk gjete,apo kane ikur te tere me gomone ne GB,qe na solle kete ??!!
PërgjigjuJo e kane ftuar ne mbledhjen e keshillit lagjes e frontit demokratik ????????????. Heqim dore ne nga biografite e mao ce dun,kurre Jo.