Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ndërsa kanë marrë pjesë të dy në ceremoninë e hapjes së një dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë. Von der Leyen u shpreh se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu dha edhe lajmin e mirë se Komisioni Europian do verë në dispozicion 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme për të gjithë studentët e Ballkanit Perëndimor.
“I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idene e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishin ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të europës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do ti japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqsi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit”, tha Von Der Leyen.
“Që nga ky moment e tutje ne duhet ta mbajmë mënd mirë këtë moment, studentët në Shqipëri, nga i gjithë Ballkani Perëndimor, nga çdo cep i BE dhe më gjerë, mund të aplikojnë për të studiuar këtu në degën e tretë të Kolegjit të Europës. Kjo është fantastike. E para sepse shtimi shtimi i një dege tjetër për arsimin e lartë në fushën e BE, jep kontributin e vet për Shqipërinë dhe rajonin. Por edhe për arsyen se Kolegji do të përforcojë edhe njëherë punën e bërë për afrimin dhe integrimin e Shqipërisë të Be. Kjo është dega e tretë e Kolegjit, e dyta u krijua në Poloni, dhe ajo që bëri për Poloninë dhe vendet e tjera kandidate në atë kohë, edhe kjo do të bëjë të njëjtën gjë. Për t’i përgatitur ata për anëtarësimin në BE. Edhe kjo degë e Kolegjit Europian do të bëjë të njëjtën gjë për Ballkanin Perëndimor duke krijuar një urë të fortë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Von Der Leyen.
“Komisioni ka caktuar fonde për mbështetjen e krijimit të kampusit, por më shumë fonde do të vijojnë. Por, jam gjithashtu shumë e kënaqur që ju thatë që 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master, por unë kam kënaqësinë që t’ju njoftoj që do të kemi një paketë financiare me bursa, për studentët e Ballkanit Perëndimor. Do të kemi një paketë me bursa, do të jenë 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Besoj që të gjithë e kuptojmë sesa e rëndësishme është kjo. Kështu ne ndihmojmë ato student që sdo kishin patur mundësi ti ndiqnin mësimet master, do të kenë mundësi ti bëjnë realitet dëshirat e tyre. Ne sot do përpiqemi për të punuarme brezin e ri, I cili nesër do të punoj për të afruar më shumë rajonin me BE”, shtoi Von Der Leyen.
Lajmi kryesor:
Von der Leyen në Tiranë për samitin e Procesit të Berlinit! Hapet Kolegji Europian i Bryzhit, Presidentja: Urë e fortë e Ballkanit Perëndimor drejt BE! Rama: Më shumë se një universitet
B.K/ReportTv.al