Kryeministri Edi Rama është takuar me 4 fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol. Nga atje Rama tha se ndihet shumë i lehtësuar dhe se nesër paradite do të kthehen në Shqipëri.
"Jam i lehtësuar sepse siç thashë ishte një operacion i komplikuar edhe më vjen jashtëzakonisht mirë. Kam kontaktuar me gjeneralin që ka bërë operacionin. Dua të veçoj meritën e jashtëzakonshme të dërguarit të posaçëm të ministrisë drejtorit të Anti-terrorit dhe punonjësit tjetër të policisë që kanë operuar në këtë territor. Në mënyrë të veçantë një mik tonin, konsullin e nderit në Liban që na ka ndihmuar për të bërë të gjitha lidhjet jo aq të lexueshme me të gjithë faktorët. Jam shumë i kënaqur që nesër paradite do të kthehemi në Tiranë. Me ne është dhe drejtoresha e shëbimeve sociale. Kemi ngritur të gjithë rrjetin e nevoijshëm për ti trajtuar me maksimumin e kujdesit. Nëna e fëmijëve ëhstë në gjendje të vështirë shëndetësore pasi ka një plagë në trup por edhe ajo do të vijë me ne.
Ky operacion i hap rrugën një operacioni tjetër. Endri do të kthehet, dje dhe gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë e mundur që të kontaktohet Eva. Është mirë por janë pak të komplikuara informacionet", tha Rama.
Kurse Endri ka folur shumë pak duke i thënë xhaxhait të tij se do të shihen nesër. " Do shihemi nesër", ka thënë ai.
Më tej Rama tha se operacioni do të vijojë për të kthyer edhe të tjerët që ndodhen në këtë kamp, por nuk ka dhënë shumë detaje.
"Kemi një strukturë që është organizuar për të gjithë fëmijët. Këta janë të parët. Me psikologë dhe mjekë për të bërë të gjitha analizat e nevojshme. Pjesa më e vështirë e këtij operacioni është se nuk mund të flasësh të shpjegosh dhe të informosh. Konfidencialiteti është i rëndësishëm janë disa faktorë dhe smund të jap më shumë informacion", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve të nxjerrë nga Al-Hol! Mes të shpëtuarve dhe Endri Dumani, e motra refuzoi! 20 të tjerë transferohen në një kamp më të sigurt (VIDEO)
//ReportTv.al