Politikë

SASPAC organizon Forumin Vjetor të Platformës së Dialogut, Rama: Adresuam arritjet dhe sfidat në mbështetjen financiare për Shqipërinë e projekteve zhvillimore

30 Shtator, 20:42| Përditesimi: 30 Shtator, 21:09

  • Share

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) organizoi sot Forumin Vjetor të Platformës së Dialogut me partnerët dhe donatorët për zhvillim, në ambientet e Bankës së Shqipërisë (ish Hotel Dajti).

Forumi mblodhi ambasadorë, përfaqësues të lartë të qeverisë, organizatave, agjencive dhe institucioneve ndërkombëtare financiare, si dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, për të diskutuar mbi prioritetet strategjike të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe vizionin e përbashkët për bashkëpunimin për zhvillim me donatorët dhe partnerët 

Në postimin e kreut të qeverisë në rrjetet sociale, thuhet se në fokus të takimit ishin arritjet dhe sfidat e bashkëpunimit në rrafshin e mbështetjes financiare për Shqipërinë e projekteve zhvillimore

Ky forum konfirmon angazhimin e Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për një bashkëpunim të strukturuar, transparent dhe të orientuar drejt rezultateve në menaxhimin e ndihmës së huaj.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?