Rama takon Sekretarin e OECD-së: Bashkëbisedim për punën e progresin e Shqipërisë në rrugën evropiane! Konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë

18 Janar 2023, 19:58| Përditesimi: 18 Janar 2023, 20:15

  • Share

Në Davos të Zvicrës ku ndodhet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ndau dhe një foto me Cormann në Facebook.

Rama shkruan se në fokus të bisedës ishte puna e progresi i Shqipërisë në rrugën evropiane, njëkohësisht konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.

“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.”, shkruan Rama në Facebook.


Lajmi kryesor:

Rama nga Davos: Sulmet kibernetike rrezikojnë botën, vetëm një koalicion i madh garanton sigurinë e të gjithëve


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?