Edi Rama

Politikë

Rama të dielën në Athinë, në panairin e punës, fton shqiptarët në gjuhën shqipe dhe greqisht 

26 Shkurt, 00:23| Përditesimi: 26 Shkurt, 00:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën (2 mars) drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panairin e punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, që do të zhvillohet në Athinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton bashkatdhetarët tanë në Greqi që të marrin pjesë në panair.

“Mirëmbrëma andej nga Athina! Kaloni po mundët të dielën, do jem edhe unë atje dhe do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh”, shkruan Rama.

“Καλώς να βρεθούμε (mirë e kam shkruar?)”, shkruan më tej kryeministri, që në shqip përkthehet “Mirësevini të na takoni”.

Mesazhi u drejtohet të gjithë bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që t’i bashkohen këtij panari për t’u njohur me punëdhënësit, pagat, programet e aftësimit dhe sektorët pararojë, për punësim e rikthim në Shqipëri.

Gjatë panairit do të organizohen takime me sipërmarrje dhe agjenci shqiptare, panele diskutimi, networking dhe informacion nga tregu shqiptar i punës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?