Rama: Në 1 javë, 6700 nëna kryefamiljare kanë marrë bonusin e Pakos së Madhe (VIDEO)

12 Janar 2023, 16:39| Përditesimi: 12 Janar 2023, 17:04

  • Share

TIRANË- Në vetëm 1 javë, 6700 nëna kryefamiljare me ndihmë ekonomike, e tërhoqën shumën 20 mijë lekë, pjesë e Pakos së Madhe të qeverisë. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka bërë me dije lajmin, teksa nuk e ka kursyer një urim.

“Të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë sipas premtimit edhe bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur”, shkruan Rama.

Ndonëse nevojat e tyre janë të mëdha, ato shprehen se kjo pagesë u ka ardhur në ndihmë. Një prej tyre është Besarta, e cila tregon se shuma e marrë i ka ardhur shumë në ndihmë.

 “Jam Besarta, kryefamiljare me 3 fëmijë, me mbështetjen e 3-fishit e ndihmë ekonomike më është dhënë një ndihmë e madhe për fëmijët dhe jam e kënaqur dhe me pakon e madhe, për mua është shumë krah”, thotë Besarta, një nga gratë që ka përfituar ndihmën.

Pakoja e Madhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Në total nga kjo pako do të ndihmohen 1 milionë individë. Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ndonëse inflacioni ka qenë më i ulët se vendet e tjera të rajonit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 12/01/2023 17:28

    Bani femi per boten. Shqipnija prollon skllever per boten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?