Politikë

'Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas!' Basha në versionin Charlie Chaplin, mesazh Ramës me këngë parodi, buzëqeshje e tundje koke (VIDEO)

10 Prill, 16:49| Përditesimi: 10 Prill, 16:56

  • Share

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama.

Por ndryshe nga herët e tjera, me togfjalëshin epik “O Rameee!”, ky ishte një mesazh pa zë, si në filmat e Charlie Chaplin.

Një kolonë zanore parodi dedikuar kreut të qeverisë, teksa vetë ndodhet në timon dhe i jep makinës, me buzëqeshjen e përhershme:

“Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas...!”, janë disa nga rreshtat e këngës parodi, me të cilën Basha shoqëron video-mesazhin e tij të radhës në Facebook, i gjatë vetëm pak sekonda.

Në mungesë të fjalëve, ai e shoqëron këngën me tundje koke dhe buzëqeshje.

Dhe në shënimin e postimit, nënvizon:

“I fundit të mbyllë derën...!”.

Kjo është video e parë ë Bashës, ku ai nuk jep mesazh me fjalë ndaj kryeministrit, në serinë e “dashurisë virtuale” që kanë nisur mes tyre, në distancë dhe në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dervishi: 10/04/2025 18:58

    IMAGJINO TË GJESH ZGJIDHJE NGA KY SI KRYMINISTËR..... NDËRKOH KY DUKE DËGJUAR TALLAVA....

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 10/04/2025 17:13

    O lulooooo , kush kerkon ti beje gropen tjetrit bie vete brenda .Rama nuk I ka duart me gjak si I ke ti more luloooo.Po ku do te futesh ti more trap ne 12 Maj? Prit se dardha e ka bishtin mbrapa o llull-ush

    Përgjigju
  • Askushi: 10/04/2025 16:54

    Iku per lesh dhe ky.ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?