Kronikë

Rama: Të riatdhesuarit do kenë një periudhë karantinimi! 2 refuzuan të ktheheshin, janë pengje! U rrezikua edhe jeta e personave të përfshirë në operacion

1 Gusht 2021, 08:35| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 09:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se të riatdhesuarit nga kampi në Siri do të kenë një periudhë karantinimi ndërsa do t'u bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore.

“Tani ata janë marrë nga strukturat tona të posaçme të kombinuara të policisë dhe të mirëqenies dhe do i drejtohen një sturkture enkas të përgatitur për ta në Durrës ku do bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe psikologjike ku do kenë një periduhë të shkurtër karantinimi. Më pas do të çohen ose nëpër shtëpi ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme por kemi parasysh se bëhet fjalë për gra dhe fëmijë”.

Rama tha se ka pasur 2 persona që refuzuan të ktheheshin nga kampi Sirian.

“Operacione të kësaj natyre janë të vështira sepse nuk zhvillohen në terren miqësor, kampet nuk janë kampe pushimi po as shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuara, dhe kampet janë kampe lufte, me autoritete që variojnë. Puna që bëhet është e dyfishtë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion, brenda kampit ka dinamika të ndryshme  ka njerëz që nuk shfaqen fare ka që janë pengje të të tjerëve aty dhe të gjitha e bëjnë operacionin kompleks. Ka pasur 2 raste personash që kanë refuzuar por nga operacionet e marra personat janë pengje brenda kampeve, janë persona që kanë frikë dhe e kanë të bazuar frikën në faktin se gjatë shkëputjes mund tu marrin jetën. 2 persona kanë refuzuar të vijnë”.


Lajmi kryesor:

Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë! Rama: Operacion i rrezikshëm, do ketë një tjetër! 2 persona s'erdhën, janë pengje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?