Në 3 minutat e tij, kryeministri Edi Rama ka lexuar një koment të një demokrati në Facebook, sipas së cilit e thotë qartë se i gjithë problemi i kryedemokratit Lulzim Basha është Reforma Zgjedhore.
"Po e shfrytëzoj këtë replikë për t'iu lexuar një koment nga Facebook të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por që në ato ditët pas tragjedisë Sheksiriane të shembjes së karakatinës Italiane shkruante këtë koment: Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bie shpejt, se ka premtuar gjëra që nuk bëhen dhe do ngrohet populli i zhgënjyer, erdhi 2015 na iku ene Tirona, na thatë futuni në cadër se do bjerë vetë dhe po nuk ra do vijë populli ta rrëzojë, populli nuk erdhi erdhi Luli na tha dilni se fituam, po ca fituam, fitoi prapë Edvini, e pastaj na thatë na e futi Amerika, ndaj ska llafe, e zgjedhje, oburra revoltë popullore. Erdhi 2019 ikët nga parlamenti na ikën edhe gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi pas nesh se u tretën edhe ata që bashkive që i nxirrnim në protesta. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlamenti na thanë oburra te Unaza e Re se aty do ta kapim, se do vijë populli e ska më shans. U ngrysëm me muj dhe e vetmja fitore qe i nat që Edvini tu u kthye nga Vlora, i ra nga Elbasani, populli nuk erdhi erdhën fadromat dhe ne na ngeli libri i çunit të Fahriut. Pastaj doli që lepri fle te teatri, oburra pas Lulit me dhënë jetën aty bashkë me popullin, iku dhe teatri e populli prapë nuk erdhi se Luli na thotë se e paska synin te reforma zgjedhore", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Interpelanca për Teatrin, Hajdari: Je bërë si Gruevski që rrafshoi Shkupin! Rama: I kam mbaruar fjalët e mia, sot flas me fjalët e Ndrenikës, Arbanës...(VIDEO)
B.K./ReportTv.al