Rama tha ‘do bëjmë tërmet’, PD e Berishës: 14 maji do ta zërë poshtë! Ja 15 lëkundjet që u ka hedhur në shpinë shqiptarëve

6 Janar 2023, 14:25| Përditesimi: 6 Janar 2023, 20:42

  • Share

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në mbledhje me ministrat se “në 2023 do bëjnë tërmet”, anëtari i kryesisë së PD Eno Bozdo përmendi disa shifra për të treguar ka bërë ndër vite kreu i qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, u shpreh se Rama kërkon t’i thojë patronazhistëve që të bëhen gati për zgjedhjet e 14 majit.

“Këto janë tërmetet që ka prodhuar Edi Rama, dhe shprehja se do ta bëjmë tërmet, nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i gjuhës dhe veprimit të ‘dosjes 184’ të vjedhjes së zgjedhjeve. Nuk është gjë tjetër vecse thirrja që u bëhet patronazhistëve dhe krimit që të bëhen gati për zgjedhjet e 14 majit.

Tërmeti i 14 majit do ta zërë poshtë Ramën dhe bashibozukët që ka në patronazh. Gjuha si e Damjan Tërmetit dhe Tërmet Peçit nuk e tremb Partinë Demokratike, por është shenja e demencies politike të Edi Ramës”, tha Bozdo.

Më pas renditi ato që sipas tij ka bërë qeveria duke sjellë largimin e shqiptarëve prej rritjeve të cmimeve dhe vështirësive në kushtet e jetesës.

“Për të mbërritur te ‘tërmeti’, qeverisë i janë dashur 16.5 orë. Cilido shqiptari i duhen më pak se 2 minuta për të kujtuar ‘tërmetet’ që Qeveritë Rama 1, 2 dhe 3 u kanë hedhur në shpinë Shqipërisë: 

1.  744 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë 7 viteve të fundit,

2. 40% e familjeve shqiptare konsiderohen zyrtarsht në varfëri,

3. 70% e shqiptarëve që punojnë deklarojnë se nuk u mjafton paga për të mbyllur muajin,

4. Pagat dhe pensionet reale janë më të ulta se ato në vitin 2013 dhe shqiptarët sot përballen me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në Evropë në raport me fuqinë blerëse,

5. Shqiparët paguajnë naftën më shtrenjtë se në Gjermani, Norvegji, Itali, Francë, dhe shumicën absolute të vendeve të BE,

6 Shqiptarët sot kanë cmimim më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të zi,

7. Shqipëria sot është në fund të raporteve nderkombetare për klimën e bërjes biznes dhe ka korrupsionin më të lartë në çdo nivel të qeverisjes;

8. 430 milion euro janë dhënë për tre inceneratorë, njëri prej të cilëve nuk punon, tjetri nuk ekziston dhe i treti është në remont që prej ditës së parë;

9. Bandat dhe krimi terrorizojnë vendin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një fushë të larjes së hesapeve të tregtisë së drogës, të cilën e lejon dhe promovon shteti i Edi Ramës;

9. Të paktën pesë të rinj janë vrarë nga policia e Ramës;

10. Shtypi i huaj ka ngritur alarmin e pastrimit të parave nëpërmjet industrisë së ndërtimit në Tiranë dhe bregdet,

11. Kundër kritikave ndërkombëtare, Rama planifikon amistinë fiskale për paratë e pista dhe pasaportat e arta për të korruptuarit e gjithë botës;

12. Kostoja e lëvizjeve me avion-taksi të Edi Ramës është 22 milion euro; 

13. 1 km autostradë fushore në BE ndërtohet me 2-3 milion euro, në Shqipëri me 24 milion;

14. Gjatë qeverisjes Rama falimentuan 107 mijë biznese;

15. Tirana është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë”, tha Bozdo.

Ora 16:40
Bylykbashi ‘zbërthen’ deklaratën e Ramës: Më 14 maj do i shembim tërmetin e tij! Mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit

1658308018_oerd.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaron se më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij, duke ju referuar deklaratës së kreut të qeverisë se 2023 do ta bëjë tërmet. Bylykbashi shkruan se ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh lidhur me këtë deklaratë: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016. Sipas tij, Rama po planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023 me një mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit.

‘“Minjtë” e tërmetit! “Do të bëjmë tërmet në 2023” ka thëne dje Edi Rama. Ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh kur Rama përdor fjalën “tërmet”: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016.
“Tërmeti” i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse është kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë.

Atyre asnjë gjemb nuk u hyri në këmbë sepse ua mbyllën çështjet. Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në te gjithë aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar. Për këdo që e ka të freskët çfarë do të thotë tërmet, e kupton se figurativisht tërmeti do të thotë rrafshim i diçkaje. Të vetmet kolona që mbajnë zgjedhjet, janë parimet ndërkombëtare dhe kushtetuese. Këto rrafshon “tërmeti” i Ramës.

Mjafton të lexohen rekomandimet e ODIHR nga 2017 e këtej që vënë gishtin tek problemet më të rënda (e ndërkombëtarët nuk do bënin deklarata përgëzuese pas zgjedhjeve):
– Është cenuar liria e votës.
– Është cenuar sekreti i votës.
– Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është e përhapur gjerësisht.
– përdorimi masiv i shtetit në favor të kandidatëve të qeverisë apo me kërcënime të votuesve opozitarë.
– Përdorimi masiv e i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve.
– Ngritja e një skeme masive patronazhimi të zgjedhësve.

Ky nuk është mekanizëm kontrolli të votës duke manipuluar numërimin. Ky është mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit, me të cilin Rama planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023. Është kriminal sepse edhe ODIHR kërkon ndjekje penale, por kush ta bëjë? Prokuroria, qoftë ajo e përgjithshme qoftë e përveçme, SPAK, janë të kapura ose të frikësuara nga presioni i Kryeministrit. Fundja mos të harrojmë se Rama premtoi “tërmet” në drejtësi në 2016 dhe ja ku është sot Drejtësia, në agoni. Barra bie mbi drejtuesin e SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të godasin mekanizmin e “tërmetit”. Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është akt korrupsioni. Ato goditen tani, përpara zgjedhjeve e jo pas të vjelave. Mjafton që prokurorët tanë të ngrihen në nivelin e prokurorisë së Kosovës, se nuk krahasohen as me ta. Gjithsesi Rama nuk ka më luksin e e marrëveshjeve si ajo kokë më kokë e natës së 17 majit 2017 që i mundësoi atij heqjen e koalicionit opozitar, atë të djegies së mandateve që i dha mundësi të ndryshonte Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor me votat e Kërpëratës pa konsensus me opozitën, apo luksin t’i merrte bashkitë në tavolinë si në 2019, as luksin e një opozite që hyn në zgjedhje maksimumi për bashkëqeverisje.

Partia Demokratike, pas 11 dhjetorit 2021 hyn në zgjedhje për fitore. Ajo nuk ndalet nga padia që Rama e përdor që të pengojë Partinë Demokratike në zgjedhje duke i marrë peng flamurin, logon dhe vulën. Më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij. Le t’i mbledhë atë ditë sërish “minjtë” e pushtetit e t’u shpjegojë “trëmetin”.’- shkruan Bylykbashi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eri: 06/01/2023 18:52

    po ikni more parti e degjeneruar

    Përgjigju
  • BOZA THARTUAR: 06/01/2023 17:50

    O Neo Boza e thartuar po ishe ti me lyl dylin që punove në bashki e sbët asgjë. Po ti ke sy çfar ka bër Edi Rama e Erjon Veliaj. Ka bër 100 her më shum se ju e prandaj ju fitoni kur. Po mos lef o Eno Boza e thartume se një top të madh tum do Hani o Eno kaçarumi.

    Përgjigju
  • Kevi: 06/01/2023 17:39

    Se mos shkaterroni veten ate dite

    Përgjigju
  • Sifi: 06/01/2023 17:22

    A jetojne shqiptaret me mire se kur ju kishit pushtetin ?A eshte me mire Shqiperia sot ne infrastrukture ,GDP ,ne paga me te larta ne liri demokratike dhe ne cdo gje me mire se ju.Frika per humbjen e zgjedhjeve te 14 Majit ju ben ju te fantazoni per vjedhje zgjedhhesh dhe patrinaxhistet . Nuk eshte Rama suksesi i vetem por besimi qe ka populli tek PS si force progresiste dhe jo si ju “ revolucionare”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?