Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratës së kryesocialistit Edi Rama të bërë sot në Shkodër, ku tha se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.
“Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Ismail Qemalit se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve”,-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha fushatë me Sali Lushajn në Tropojë: Ministret e Ramës stolisen si princesha, pensionistëve u thonë jetohet me 140 euro! Në 12 vite veriu ka marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit
K.M/E.H/ReportTv.al
