Politikë

Rama tha që Kushtetuesja 'të mos lajthisë' për rritjen e rrogës së gjyqtarëve me 700 euro, Zaçaj: Kufiri mbetet te kritika, jo te presioni! Deklarata të zakonshme (VIDEO)

13 Qershor, 13:47| Përditesimi: 13 Qershor, 14:16

  • Share

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, reagoi sot për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve që kërkon rritjen me 700 euro të rrogës, e dyta në tre vite, ku u shpreh se “uronte të mos lajthiste përsëri” duke ua miratuar, sepse ishte ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit.

Në një prononcim sot (13 qershor) për gazetarët, ajo tha se i qëndron deklaratës së dhënë një ditë me parë për mediat sa i takon deklaratave të politikës për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Zaçe thotë se nuk ndjehen nën presion, se janë mësuar me deklarata të tilla që vijnë nga të gjitha palët dhe se media i jep më shumë vëmendje se ç’duhet disa temave apo zërave për vendimet e tyre.

“I qëndrojmë asaj që nxorëm në njoftimin për shtyp. Ne vlerësojmë se çdo vendim i joni mund të jetë objekt kritikash. Dhe unë e kam theksuar faktin se e drejta e lirisë së shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri tek kritika, jo te presioni”, tha kryetarja e GJK.

Ndërsa për mosbatueshmërinë e disa vendimeve të Kushtetueses nga qeveria, ajo nënvizoi se vendimet e tyre janë të pavarura dhe të paanshme, që duhen zbatuar, por për çdo gjë politika merr koston e saj.

“Nuk besoj se jemi tek ky elementi i mosbzatimit. Ne kur kemi pasur mundësi i kemi thënë, sigurisht jam shprehur që zbatimi i vendimeve të Kushtetueses tregon stadin e demokracisë. Sigurisht kemi ende punë për të bërë, por në autoritetin e vet, vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të caktuara që politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton, kur flasim për pushtete të tjera. E rëndësishme është që Gjykata funksionon, dolëm me një njoftim sepse detyra jonë është të garantojmë publikun se Gjykata funksionon e pavarur, e paanshme, sigurisht që mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe të mediave, ne i çmojmë, por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i informuar, të marrë informacionin e duhur e nga ana jonë të sigurojmë publikun që jemi të pavarur dhe të paanshëm, të bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat dhe palët e përfshira në proces”, shtoi Zaçaj.

E pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, nëse shihej si një formë presioni, Zaçaj sqaroi se deklarata të tilla bëhen shpesh nga palët në proces dhe ishin mësuar me to, teksa e rëndësishme ishte që vendimet e Kushtetueses ishin të pavarura dhe të paanshme, teksa këshilloi edhe mediat që të mos i jepnin më shumë zë se ç’duhej disa çështjeve.

“Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët që përfshihen në proces, përfshi edhe median, dua ta theksoj dhe konsideroj. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë se ç’duhet ndonjëherë mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona. Megjithatë për sa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes, kjo është një vlerë e shtuar, pasi unë jam një partizane vetë, por edhe trupa. Kështu që atë që ne çmuam të rëndësishme, detyrimin ndaj publikut, për ta informuar dhe garantuar për funksionin tonë të pavarur dhe të paanshëm, ne e kryem. Pjesa tjetër mbetet për mënyrën se secili nga pushtetet mendon të veprojë dhe e sheh detyrën e tij, por për ne kjo është pjesa më e rëndësishme”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 15/06/2025 09:17

    Ketyre ju eshte bere fytyra sholle, nuk e njohin turpin. Keta jane mesuar te marrin dhe te hane me luge te madhe. Jane mesuar keshtu kane 35 vjet qe nuk ngopen duke e rrjepur kete popull.

    Përgjigju
  • goni: 13/06/2025 14:17

    Sado tua bësh rrogën këtyre ndyrësirave përsëri do të marin nga klientët,shikoni doktorat sa më shumë tu rritet rroga aq më tepër po kërkojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?