Bullgaria ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në forumin e “Bled”-it në Slloveni, ku tha se ky vend bllokoi fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE për 8 vite. Sipas Ministrisë së Jashtme Bullgare, deklarata e Ramës është një retorikë shqetësuese, e pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për BE.
Reagimi vjen referuar deklaratës së Ramës në Forumin Bled në Slloveni i mbajtur më datat 29 dhe 30 gusht ku kreu i qeverisë e cilësoi Bullgarinë si ‘pengmarrës’ të Maqedonisë së Veriut dhe të vendit lidhur me procesin e negociatave.
“Ishte Bullgaria që e mori peng Maqedoninë e Veriut dhe ne. Kështu, më mirë të buzëqeshësh e të ecësh përpara. Bullgaria, vend i NATO-s që merr peng dy vende anëtare të NATOS. Ishte Bullgaria dhe jo Rusia që i zhbllokoi negociatat. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi të duruar dhe të ecim përpara pasi Bashkimi Evropian është e vetmja strehë e sigurt për të qëndruar si vende si ne. Po meqenëse janë përkëdhelur, ata kanë problemet e tyre me këtë nocion. Ne do të shkojmë atje edhe nëse nuk do të jetë asnjë”, u shpreh Rama në deklaratën e forumit Bled në Slloveni.
Kësaj deklarate i është përgjigjur Ministrja e Jashtme e Bullgarisë e cila ka folur në gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit. Sipas deklaratës, Bullgaria e ka mbështetur gjithnjë procesin e integrimit të Shqipërisë por janë të zhgënjyer nga gjuha ‘aspak evropiane’ e Ramës. Sipas tyre, kreu i qeverisë duhet të përshtasë gjuhën që i takon një politikani kandidat në BE
Sipas tyre kreu i qeverisë shqiptare, ka mungesë aftësish të një komunikimi evropian. Deklarata e fundit e Ramës sipas ministrisë është e kombinuar me një fokus anti-evropian si dhe me një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit.
'Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme antibullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE. MPJ i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.
Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën antibullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Tani ajo është e kombinuar me një fokus anti-evropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët evropianë. Natyrisht, bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikuese evropiane ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-evropiane.
Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane.'- thuhet në deklaratën e ministrisë bullgare.
Nuk u desh shumë që Kryeministri t’u përgjigjej me një postim në rrjete sociale ministrisë Bullgare ku kërkonte që për ta të kishte një përkthim më të mirë. Duke e cilësuar si një keqkuptim nga ana e tyre Rama theksoi se nuk ka shtuar gjë tjetër nga deklarata e qershorit.
Kujtojmë se procesi i çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pati një vonesa për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Gjithçka u zgjidh me propozimin francez të Macron i cili gjithashtu pati një kohë të caktuar derisa sa të aprovohej nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Nisur nga problemet e brendshme të Maqedonisë së Veriut që solli në vetvete një vonesë të procesit së çeljes së negociatave kryeministri Rama i ka adresuar disa deklarata ndaj Bullgarisë të cilët i ka cilësuar gjithnjë si pengues të çeljes së negociatave të dy vendeve.
Nga samiti i BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama akuzoi Bullgarinë se po mban peng anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Rama u pyet edhe nga media bullgare, ku gazetares bullgare i tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.
Zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho retorika e Ramës me ministrinë e jashtme bullgare është sinjali i pasojave që do të kemi në të ardhmen evropiane. Akuzat e Ramës ndaj Bullgarisë, sipas Neshos janë pavenda dhe sipas tij kryeministri është në përpjekje për të imponuar një axhendë jo europiane për vendin tonë.
‘Në përgjigje të retorikës boshe por të qëllimshme të Kryeministrit Rama në forumin e Bled, se ‘Bullgaria per tetë vite ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE’, Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka deklaruar se këtë deklaratë anti-Bullgare dhe anti-europiane do ta ndjekë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe europiane.
Akuzat për shpifje ndaj kryeministrit Rama, të bëra nga një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s, një vend historikisht mik i Shqipërisë, ngre alarmin për diskursin anti-europian në të gjitha planet: ndaj politikave të BE-së, ndaj vendeve të vecanta si dhe dështimin në plotësimin e kërkesave themelore të Parlamenit Europian, Bundestagut Gjerman, për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
Duket se zoti Rama, autokrati i ri i Shqipërisë, po perpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë, duke kritikuar, provokuar vendet europiane dhe vetë Bashkimin Europian për të bllokuar procesin e përbashkët konsensual të integrimit të vendit tonë në BE.
Partia e Lirisë, e shikon këtë politikë të personalizuar të zotit Rama si shumë të rrezikshme dhe me pasoja për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.
Sipas Neshos, pasioni për t’iu përkushuar Ballkanit të Hapur kanë bërë që të ketë qëndrime provokatore ndaj Bullgarisë.
Qeveria Shqiptare e zotit Rama duhet të kuptojë, që shtetet europiane si Franca, Hollanda, Bulgaria ishin preteksti.
Por fakti real, ishte në mungesën e vullnetit politik të kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, kapjen e shtetit, etj.
Siç është edhe sot, vullneti i kryeministrit dhe shumicës së tij parlamentare, për të miratuar ligje anti-europiane, si “Pasaportat e Arta”, Amnistia Fiskale Kriminale, Projektet Strategjike pa transparencë dhe duke përjashtuar investitorët Europianë.
Pasioni, për t’ju përkushtuar Ballkanit të Hapur nga qeveria Rama si dhe zbatimi i axhendave rajonale të miqve të rinj ballkanik, sjellin si pasojë qëndrimet provokative ndaj Bullgarisë dhe mospëlqimi dhe kritikat ndaj BE-së.
Partia e Lirisë shpreh keqardhjen për këto raporte të panevojshme dhe të dëmshme ndaj një vendi mik si Bullgaria, dhe do të qëndrojë e angazhuar për bashkëpunim të sinqertë, me gjithë vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian.’- tha Nesho.
Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së jashtme bullgare e cila e konsideroi reagimin e tij në një forum të Sllovenisë si antibullgare. Kryeministri i është përgjigjur me një postim në rrjete sociale ku ka thënë se përgjigja e tij ka qenë e qetë dhe se duhet të ndihmohen miqtë tanë të ministrisë së jashtme me përkthimin.
‘Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për shqipërinë dhe RMV kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor. Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar- shkroi Rama
Bullgaria beri nje veprim shume te keq qe pengoi Shqiperine per tu antarsuar ne BE.
Përgjigjurama si gjithmone mban qendrmet e duhura ne mbledhjet e rendesishme.
PërgjigjuEdvin shkjau shqipfolës nuk e do BE, e do serborusin. Sa fat që sot jemi në NATO, përndryshe serbia do futen me qendrat dhe baxat ruse në tërë vendin! Ky ështé tradhtar
PërgjigjuEh mor trupeshk. Kaq shume te pelqenka kollodoku i Rames ty sa ne cdo artikull komenton? Dil o koqekanari nga zyra shqupit se u bune buce fare
Po, dhe sebashku do i shkerdhejme gjithe kosovaret turkoshake dhe parazite.
Zoti rama vazhdoni punen tuaj se keta cdo gje e marrin mbrapsht
PërgjigjuRama nuk ben asnjehere deklarata te kota. Cdo gje qe thote eshte e bazuar ne fakte dhe te verteta
PërgjigjuJo po e kan mendjen me e i marr mbrapsht gjonat kta ..vazhdo rame jemi me ty
PërgjigjuHahaha si gjithmon teper i shakthet dhe i vemendshem z. Rama????????????????
PërgjigjuPo te drejt kishte ne ato qe tha pse akuzohet kot tani
PërgjigjuKeto jan levizje prapa kraheve qe ja ben dikush tjeter rames se ai vet sesht nxituar ne deklaratat e tij
PërgjigjuRama per cdo gje di te pergjigjet si gjithmone ????
PërgjigjuRama si gjithmone tregohet i zgjuar per cdo vendim dhe deklarate
PërgjigjuTe lumte zoti Rama per cdo gje qe ke thene
PërgjigjuMos u mundoni kot te justifikoheni se per fajin tuaj o bullgare na u refuzua anetaresimi
PërgjigjuShume te durushem u treguan bullgaret,ka me muaj qe ben gam gam kunder vendi qe ka qene gjithmone me Shqiperine.Mos i duket dhe ketij vetja si kolos i politikes europiane.Mos hyfte vetja ne qef thone shkodranet,sidomos kur je kryeminister shqiptar.Jo te ule koken dhe te thote 1000 here faliminderit po na afrojne,sepse ne vetem krim,trafik,emigracion i afrojme Europes
Përgjigju