Rama thirrje për të dalë nga greva dhe uljen në bisedime, naftëtarët: Kryeministri të vij këtu të negociojmë, nuk dalim nga greva pa u zgjidhur halli ynë (VIDEO)

19 Tetor 2020, 11:21| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 11:39

  • Share

Naftëtarët e Ballshit të cilët ndodhen jashtë ambienteve ku po kryhet greva e urisë, i kanë kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili u bëri thirrje që të lënë grevën dhe të ulen për të negociuar.

Naftëtarët thanë se kryeministri është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar me ta, por që nuk do të dalin nga greva deri në momentin që do të ketë një zgjidhje konkrete për hallin e tyre, të pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e naftës në Ballsh.

"Jemi në grevë urie për bukën e gojës, për pagat, nuk jemi as politike. Këtu nuk ka politikë në grevën e urisë.

Kryeministrin e përgëzojmë, të vijë kryeministri të ulemi dhe të negociojmë, ne duam djersën tonë nuk duam lëmoshë. Të rrijë burri me 200 lekë në xhep është gjynah. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të negociojmë se po luftojmë për gjëra bazike. Kryeministri i bëj një pyetje se është familjar vetë. A lihen fëmijët 1 vit pa bukë të dalin të vjedhin e të bëjnë krime. Kryeministri të vijë është i mirëpritur.

Greva nuk ndërpritet se jemi të zhgënjyer nga Kryeministri, në qoftë se ai është burrë, të vijë këtu të firmosim dokumentet dhe ne dalim m nga greva e urisë", tha njëri nga mbështetësit e naftëtarët.

Ndërkohë që një naftëtar tjetër ka thënë se nëse nuk do të marrin një zgjidhje konkrete nuk kanë ndërmend që ta ndërpresin grevën e urisë.

"Jemi shumë të indinjuar nga gjendja e grave që ndodhen në grevën e urisë. Është rasti i dytë në Evropë nga '97 që kërkojnë të drejtat. Pse duhet të presë unë ca thotë kryeministri ndërkohë që ne jemi pa bukë. Këto janë nëna, kanë lënë fëmijët, burrat dhe janë futur në grevë për bukën e gojës.  Mallaksatra po vuan për bukë, të urdhërojë bujrëm në Ballsh, të na japë rrogat e prapambetura, të na japë zgjidhje.  Ai në kabinetin e tij ka më shumë femra, të na sjellë Ballukun  Le të vijë kryeministri të na japë lekët e prapambetura. Ti japë zgjidhje emergjencës tonë", tha një tjetër naftëtar.


Lajmi kryesor:

Rama thirrje: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët, por jo me ultimatume! Naftëtarët: Hajde negociojmë këtu, duam zgjidhje konkrete


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?