Politikë

Rama ‘thumbon’ Bashën: Mos e zgjidhni gomarin nga veshët, e ktheu Tiranën në nevojtoren më të madhe të Ballkanit! PD: Fushatë rrumpallë, flet vetëm për kundërshtarët

28 Mars 2021, 11:53| Përditesimi: 28 Mars 2021, 14:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të zgjedhin ‘gomarin e duhur për të ngarkuar drutë, pasi në të kundërt do të përsëritet sërish historia’. Duke ju referuar drejtimit të bashkisë së Tiranës nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, disa vite më parë, Rama tha se ai e ktheu kryeqytetin në një nevojtore. Kjo sipas Ramës nuk u bë nga njerëzit, por nga politika e rëndë në duart e gabuar.

Rama po ashtu ironizoi edhe premtimin e famshëm të Bashës, i cili pak vite më parë tha se do të ndërtonte një tramvaj në kryeqytet, dhe kush i voton sërish tramvajin do të marrë.

‘Ka një arsye pse këtu jemi të rrethuar nga aroma e pranverës dhe nuk jemi rrethuar nga aroma të tjera që ishin të pranishme këtu. Ngado të kthesh qytë. Mund të ishin bërë shumë më tepër punë por e mira nuk ka fund. Nuk është aspak çudi që nëse njerëzit nuk e zgjedhin gomarin e duhur për të ngarkuar drutë, por e zgjedhin nga veshët, do të përsëritet sërish historia. Nuk duhet të ndodhi, dhe nuk do të ndodhë, por mendoj se është shumë e rëndësishme, për mua ngushtësit nuk është e rëndësishme, por për atë që ne duam të bëjmë është shumë e rëndësishme. Nuk ka këtu ne dhe ato por kush e bën punën më mirë, kush do ta çojë deri në fund vaksinimin, rindërtimin. Është turp i madh të flitet për ujin e pijshëm, por kush e ka turpin, ne apo ato. Si mund të votosh ato që e bënë Tiranën copash. Nuk të pëlqen Lali, Lali është gjëja më e kollajshme, merr telekomandën zhduket Lali nga televizori. Nuk të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, hiqe nga ekrani. Kur vjen puna për të zgjedhur se kush do të bëjë punën do të merresh me punën apo do të merresh me gunën. Të rikthesh ato që e bënë Tiranën nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Nevojtore nga të katërt anët. Nuk e bën njerëzit e bëri politika e rënë në duart e gabuar. E kishte Tirana, e kishte katër vjet ça bëri u kthye në anën tjetër sa herë që i vinte zëri zgjoi se ka punë Tiranë. Me tramvaj erdhët sot, ku është tramvaj, do ishte tramavaj me orare fikse. Tramvajn prap do marrin ato që mendojnë se do të bëjë ndonjë punë.’- tha Rama.

Ora 13:15
'Uroj mos e bëjnë mitingun mbyllës te Shefqet Ndroqi', PD i përgjigjet kryeministrit: Fushata e Ramës rrumpallë, flet vetëm për kundërshtarët  

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për "papërgjegjshmëri", në lidhje me grumbullimin e qytetarëve në hapje të fushatës.

Në përgjigje, PD thotë se "rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët"

"Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve. Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët", thuhet në reagimin e PD-së.

Në fund të fjalës së tij para firmosje së 10 kontratave për familjet që do të futen në shtëpitë e reja në Kombinat, Rama u shpreh se shpreson që ata që ishin te mitingu i Bashës, të mos përfundojnë duke e bërë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi.

“Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi", tha Rama.

Rama nuk la pa 'thumbuar' as kreun e PD-së, Lulzim Bashën, i cili, duke iu referuar kohës kur kryedemokrati drejtonte Bashkinë e Tiranës, tha se ai e ktheu kryeqytetin "në një nevojtore".

"Si mund të votosh ato që e bënë Tiranën copash. Nuk të pëlqen Lali, Lali është gjëja më e kollajshme, merr telekomandën zhduket Lali nga televizori. Nuk të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, hiqe nga ekrani. Kur vjen puna për të zgjedhur se kush do të bëjë punën do të merresh me punën apo do të merresh me gunën. Të rikthesh ato që e bënë Tiranën nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Nevojtore nga të katërt anët. Nuk e bën njerëzit e bëri politika e rënë në duart e gabuar. E kishte Tirana, e kishte katër vjet ça bëri u kthye në anën tjetër sa herë që i vinte zëri zgjoi se ka punë Tiranë. Me tramvaj erdhët sot, ku është tramvaj, do ishte tramavaj me orare fikse. Tramvajn prapë do marrin ato që mendojnë se do të bëjë ndonjë punë’, tha Rama.

 

 

Ora 12:43
Kryeministri zbulon SMS-në e qytetarit dhe nxjerr foton: Rama dhe PS bën vaksinim masiv, ndërsa Basha dhe PD po bëjnë infektim masiv

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar SMS-në e një qytetari. Teksa ka publikuar një foto ku shfaqet kreu i PD-së duke zhvilluar fushatë, ku qytetarët janë grumbulluar dhe nuk respektohen masat anti-COVID, qytetari i shkruan se PS po bën vaksinim masiv dhe PD po bën infektime masive.

‘Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në whatsap: "Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv"’- shkruan Rama.

 

Ora 11:54
Rindertimi në Kombinat, Rama: Monika ndërton shtëpitë e veta, jo tuajat! Tym Idrizi bënte shkallë pas pallatit për t'iu larguar borxhlinjve

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës duke e cilësuar një estradë të madhe por fatkeqësisht reale për vendin që nuk mund t'u besosh të ardhmen. Ai madje nuk kurseu ironitë për Monika Kryemadhin, për të cilën tha se ajo ndërton shumë shtëpi, por të vetat dhe jo të popullit.

"A e imagjinon  dot  se mund  të ndërtojë një shtëpi Saliu, që s'di të bëjë një vij të drejtë. Apo Monika? Ajo di të bëjë shumë të tilla por të vetat jo tuajat, se si i ka bërë të veta dhe me çfarë ajo është tjetër histori. Apo Fatmir Mediu? Apo Tym Idrizi i cili kur ishte drejtor i doganës vinin njerëzit i kërkonin borxhet dhe kishte bërë një shkallë që zbriste nga pas pallatit. Njerëzit  e prisnin poshtë ai zbriste andej nga shkallët e hekurit.  Apo Dule e Mesila? Mesila mund t'ju digjte ndonjë palë andej nga Kombinati dhe t;u thoshte po ju liroj diellin dhe më pas të vinte ai Xhaferri i Durrësit dhe të thoshte do ju përmirësoj cilësinë e diellit. Këta janë estradë, por janë realë. Si mund të luhet me të ardhmen me këta dhe t'u besosh çelësat e shtëpisë", tha Rama

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?