TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë përmes rrjeteve sociale.
Ishte kryetari i PS-së i cili në rubrikën "Sy m’sy" i është përgjigjur pyetjes së një qytetari i cili shkruan: “Do ju bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve si Basha?”.
'Një omëlsinë kemi pasur, dhe nuk e dimë si do bëjmë ta kemi prapë. Omëlsina jonë ka qenë Lul Basha. Nga të gjitha këto që ka thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je më sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim', tha Rama.
Në replikë Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha thotë se Rama është kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin dhe për nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë.
‘Në drejtimin tim Tirana nuk kishte vjedhje me inceneratorë, 5D dhe pastrim parash të krimit” thotë Basha.
Reagimi i Bashës
Sipas Edi Ramës, kush nuk vjedh është i paaftë. Nëse s’ke vjedhur, s’ke bërë asgjë sipas Ramës.
E vërteta është se, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur 5D, por ka nisur ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës.
Nuk ka patur kulla betoni ku pastrohen paratë e krimit, por ka patur projekte zhvillimi, rrugë, shkolla, çerdhe, kopshte.
Nuk ka patur projekte që mbushin xhepat e kryetarit të bashkisë, por projekte që i jepnin zhvillim qytetit dhe dinjitet qytetarëve në çdo cep të kryeqytetit.
Nuk kishte vjedhje me inceneratorë imagjinarë, por projekte për një Tiranë të pastër me kosto të ulëta.
Kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin, për nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, nuk e kupton se:
Është më mirë një tortë për gëzim, apo burg për t’i marrë pronën për kullat ku pastrohen paratë e krimit?
Më mirë siguri përmes NATO-s, apo t’ia dorëzosh qeverinë krimit?
Më mirë t’u japësh qytetarëve lëvizjen e lirë, apo t’i përzësh sepse nuk ia dalin të mbyllin muajin në Shqipëri?
Më mirë t’u japësh rrugë me standarde europiane, apo t’i vjedhësh duke i detyruar të paguajnë taksën e korrupsionit?
Krimin e futet ju kriminela qe vrate 4 protestues , çfar krimi futi Rama ? Fol me fakte dhe jo sa te baltosesh te tjeret e mbushe pd me kriminela , hajdute qe je ti I pari
Përgjigju