Kryeministri Edi Rama ishte i ashpër me Kurtin kur tha se refuzon të ballafaqohet për situatën në Kosovë e ndërkohë përpiqet të bëjë propagandë sikur gjërat janë normale. Në të vërtetë, tha Rama gjërat janë keq e nëse nuk ndërhyjmë shkojnë edhe më keq
“Albini nuk e ka dashur konfrontimin e drejtëpërdrejtë për këtë temë, sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet se i rriten poenat. Mendoj që Shqipëria nuk është notere dhe nuk mund të jetë kurrë noterë e çdo politike që ndjek Kosova. Aq më tepër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh, ndërkohë që unë nuk e kam thënë kurrë dhe janë dy shtete të barabarta. Nëse është kështu detyrimi jonë është të themi të vërtetën. Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë janë shumë të qarta. Duke mirëkuptuar arsyet pse ndodh ndryshe nuk mund të jemi dakord me çdo gjë. Pastaj propaganda që mbledhja ishte për qytetarët? Marrëveshjet mund të firmoseshin kudo sikur gjërat janë normalë. Gjërat nuk janë normalë. Janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur edhe më të keqen “
Lajmi kryesor:
Rama: Zero marrëdhënie me Serbinë nëse s'liron 3 policët e Kosovës! U kam dërguar letër të dytë Macron e Scholz, të zbatohet plani franko-gjerman
S.G//ReportTv.al