Kryeministri Edi Rama një fjalën e tij ka thumbuar opozitën teksa sipas tij ka risjellë në vëmendje faktin se mësuesit dikur ishin skllevër të politikës. Rama tha se e kishte ndjekur personalisht historinë e mësueses, e cila në rrjetet sociale kishte marrë shumë mbështetje nga përkrahësit dhe komentuesit, sipas kryeministrit, e etiketonin arsimtaren si ‘viktimë të politikës’.
Kreu i qeverisë u shpreh se kishte dëgjuar deklaratat e mësueses e cila ankohej për situatën ku ishte për shkak të kontratës së përkohshme. Por pavarësisht se ajo ishte kundër qeverisë së tij, mësuesja tashme ka fituar një kontratë të përhershme pasi kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Sipas Ramës portali nuk njeh bindje politike, pasi çdo ndërhyrje lë gjurmë.
‘Është e rëndësishme të kujtohemi nga e nisëm. Sot jemi dita me natën, po të mendojmë ku do shkojmë jemi nata me ditën. Më parë mësuesit ishin skllevër të politikës. Mund të ngryseshin në një vend pune dhe të gdhiheshin të hedhur në një tjetër vend pune. I gjithë sistemi i rekrutimit bazohej në parti, politikë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësia e tyre, përpjekja për ti trajtuar gjithnjë e më mirë, brenda mundësive tona, shoqëruar me një proces tërësisht të pavarur, siç është portal mësues për Shqipërinë, e ka ndryshuar situatën e mësuesve.
Më bëri përshtypje një kronikë që ishte përhapur në rrjetet sociale e një mësuese që ishte nënë me dy fëmijë, dhe me kontratë të përkohshme që ankohej për situatën në të cilën gjendej, nga pasiguria e kontratës së përkohshme, dhe një sërë komentatorësh e mbështesnin si viktimë e politikës. Sepse kjo mësuese ishte shumë aktive në takimet që organizon grupi ‘Shqipëria në Rrezik’. Përtej faktit se kjo mësuese shprehte inatin e saj ndaj qeverisë, ndryshe nga të tjerë i kishte bërë detyrat e veta duke konkurruar në portal dhe ja që sot kur rezultatet janë shpallur ajo është fituese për kontratë të përhershme.
Pavarësisht se për këtë voton, se sa shprehesh për qeverinë apo për opozitën. Për ata që e mbajnë mend se çfarë kohe ishte kur kjo gjë as nuk mund të imagjinohej besoj se është diçka me rëndësi të madhe për dinjitetin e mësuesve dhe për lirinë dhe garancinë e konkurencës. Dua t’i uroj suksese mësueses e cila në kohë të lirë mund të vazhdojë të shkojë në fushtat e ‘Shqipërisë në Rrezik’. ‘- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe sot më e rrezikuara, kërcënimi më i madh se asnjëherë! Të mbrohet me provim njësoj si anglishtja
M.Q.//ReportTv.al