Rama fermerëve në Dibër: Ju njohim tokën pa 7501, që e përdorni prej vitesh! Shteti regjistron pronën, nuk bllokon investimet, zgjidh konfliktet

28 Tetor 2022, 11:22| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 18:29

  • Share

DIBËR- Të gjitha tokat apo pronat që janë në përdorim nga pronarë pa dokumente sipas ndarjes me ligjin 7501 do t’u njihen poseduesve nëse këta të fundit do të kenë ndonjë projekt për investim në agro-turizëm. Dhe nëse më vonë do të lindin konflikte do të jetë shteti ai që do të jetë zgjidhësi.  Nga Bulqiza, në një takim me fermerët Rama tha se  kjo është mënyra e duhur për t’i dhënë fund këtyre problemeve me tokat që po pengojnë zhvillimin në zonat rurale. Nga një takim me qytetarët, Rama shpjegoi se pasi t’i kalohet toka poseduesit edhe në investim.

“Ajo që ne po bëjmë për të lehtësuar këtë pjesë është që të nisemi nga fakti. Nëse vjen një kërkesë për të financuar një agroturizëm, është shtëpia e babës, e gjyshit ose toka e gjyshit dhe nuk i ka letrat për arsye se nuk është bërë ndarja se ka zona sidomos në veri që nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën me mirëkuptim dhe nuk kanë konflikt. Ligji thotë që ndahet me 7501. Faktikisht ata e kanë tokën, e kanë pa konflikt. Fshati e njeh shumë mirë se ku mbaron toka e njërit, fillon toka e njërit, ku fillon toka e tjetrit, por nga ana tjetër nuk mundet dot të marrin letrat për këtë shkak. Zgjidhja që ne do t’i japim ndërkohë që kemi bërë dhe disa ndryshime të nevojshme për të bërë regjistrimin në këto zona, ajo që do t’i japim është që në qoftë se vjen dikush, ose vijnë disa dhe thonë këtu do të ndërtojmë një pikë grumbullimi, do bëjmë një investim X për zhvillimin bujqësor apo blegtoral, ne do t’ia regjistrojmë atë copë toke që është për këtë aktivitet, me barrën që nëse do të shfaqet një problem X në të ardhmen, këtë problem cilido që e shfaq e ka me shtetin, nuk e ka me personin. Personi e merr, e gëzon atë përgjithmonë në bazë të faktit. Po që se dikush tjetër del dhe e pretendon, me të do merret shteti, nuk merret më personi dhe kështu jemi në rregull. Kjo është mundësi teorike sepse e thashë, këto toka nuk kanë konflikte. Me mbështetjen e njësisë administrative dhe të bashkisë që e certifikon këtë fakt, që zotëria që foli e ka të punuar tokën, i ka reale prodhimet, është reale që s’ka konflikt në ato copa toke që i ka blerë nga të tjerët edhe që dihet kush janë, mund ta përfitojë atë mbështetje duke marrë regjistrimin e tokës në bazë të asaj që prodhon dhe të letrave të shitblerjeve me persona të caktuar. Kjo është zgjidhja që do na ndihmojë dhe do ta bëjmë shumë shpejt.”, tha Rama.

Të njëjtin propozim që Rama u ka bërë fermerëve për ngritjen e pikave të grumbullimit, ku ata të jenë aksionerë me bashkinë, sot ua propozoi edhe bletarëve në Dibër. Rama tha se mjalti i Dibrës, nuk duhet të mbetet në hije, por të kalohet në një stad tjetër, të ngrihen pika grumbullimi për prodhimin dhe përpunimin e tij dhe më pas këtë produkt autokton t’a shesin me shumicë.  

Rama u tha atyre që të mblidhen një grup bletarësh, të mbledhin një fond të caktuar, një pjesë tjetër të fondit ta shtojë bashkia dhe të bëjnë gati një projekt për pikëgrumbullimi që më pas pjesa tjetër e projektit të financohet nga qeveria.

“Nëse bletarët bashkohen dhe me kryetarët e bashkisë bëjnë projekt për një pikë grumbullimi të përpunimit, ambalazhimit sipas llojeve të mjalti dhe kanë një produkt që është autokton me vlera të mëdha ushqimore, cilësi të lartë, mund ta shesin shumë më mirë se mund të bëjnë kontrata me blerës që marrin në masë. Kryetari i bashkisë sëbashku me këtë grup bletarësh, mjafton disa, të bëjnë një projekt për një pikë grumbullimi për përpunimin e mjaltit, për të bërë produkt autokton. Projekti nxjerr sa s’duhet edhe për ta financuar, 1 lek secili nga bletarët, 5 lekë bashkia, dhe i drejtohen qeverisë për ti kërkuar mbështetje, fondit të garancisë sovrane. E njëjta gjë vlen për stallat, pika grumbullimi. Kemi ndërtuar shumë pika grumbullimi, ka akoma nevoje për më tepër. Një biznes është që ti e prodhon mjaltin, tjetri është që e përpunon, një pikë grumbullimi, një përpunimi. Secili sjell sasinë  e vet dhe merr të ardhurat që i takojnë. Në këtë rrugë duhet të futemi dhe inkurajoj të gjithë të bëjnë këtë gjë”, tha Rama.

E pranishme ishte edhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila u ndal në tregun e ri ushqimor që po grihet në Farkë. Krifca tha se ky treg do t’i japë mundësinë edhe fermerëve të Dibrës që të vijnë dhe tregtojnë produkte falas pa paguar qira, pasi me rrugën e re të Arbrit, ata mund të vijnë në Tiranë për 1 orë e 30 minuta. Krfica tha se tregu i ri do të ketë hapësirë për 2 mijë fermerë dhe do të jetë gati shumë shpejt.  

Ora 18:28
Rama inspekton kantierin e banesave sociale në Burrel, 75 apartamente gati: Falenderoni kryebashkiakun, na u qep e s’na u nda që t’iu bënte me shtëpi

 

Kreu i qeverisë ka inspektuar kantierin e bllokut të banesave sociale në Burrel. Rama tha se së shpejti do të jenë gati 75 apartamente për të akomonduar  familjet e pastreha, që kanë përfituyar nga programet e mbështetjes sociale.

Teksa banorët e falënderonin, Rama u tha edhe një batutë për kryebashkuakun ku tha se duhet ta falenderojnë vetëm atë që bëri çfarë ishte e mundur që banorët e Burrelit të kishin shtëpinë e tyre.

‘Burrel - Në kantierin e bllokut të banesave sociale ku shumë shpejt do të jenë gati 75 apartamente për të akomoduar familjet e pastreha, që kanë përfituar nga programet tona të mbështetjes sociale.’- shkroi Rama.

‘Jeni sistemuar këtu me shtëpi? Mirë? Mirë duket, pastër bukur.

Mirë, po  mirë qenka. Thjesht bukur, ë? Nëkëtë rast faleminderit kryetarit të bahskisë që na është qep s’na u nda që t’u bënte me shtëpi.’- tha Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/10/2022 01:03

    Mua kjo ide e Rames me duket si te legalizosh nje //toke te xame// duke /e zene/ me nje gjoja investim.Te paret e mi e kane blere ate toke me flori,as e kane zene,as ua kane dhuruar,as e kishin ne perdorim.Rama perpara se t'ju hyje idiotesirave te tilla,te hape /qitapet/qe kane patur tokat para 44' te gjeje pronaret t'i pyese nese ruajne dokumente te atyre koheve,ose prova te tjera,t'i pyese se c'duan te bejne me pronat,tokat dhe pastaj t'ju jape leje dhe t'jua njohe ketyre //zengjineve te rinj// qe na mbine si kerpudhat pas demokracise,te drejten mbi token qe kerkojne te investojne.

    Përgjigju
  • albana: 28/10/2022 14:07

    me mire te investohet dicka ne ato toka e te zhvilloje ekonomine e zones, sesa te mbahet peng nga disa pronare qe nuk kane as dokumenta perkatese

    Përgjigju
  • Jorgo: 28/10/2022 13:49

    Nje vendim shume i drejte ky

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/10/2022 12:55

    Injorant dhe rrugaq, ky ështé Edvin shkjau shqipfolës !

    Përgjigju
  • Desi: 28/10/2022 12:40

    Vendim mjaft i drejte si gjithmone nga qeveria ska me rrompalle sic ishte ne kohen e Saliut

    Përgjigju
  • Gesi: 28/10/2022 12:39

    Kush do e kupton kete vendim te Rames kush nuk do fillon dhe e zmadhon si vendim

    Përgjigju
  • Fiqiret: 28/10/2022 12:38

    Shume vendim i drejte per ato qe e kane token pa leje

    Përgjigju
  • Leo: 28/10/2022 12:31

    Nje zgjidhje e drejt per ata qe e kan token pa letra

    Përgjigju
  • jani: 28/10/2022 12:21

    Ligji ndaj egziston per tu zbatuar...nuk jeni me ne kohen e berishes qe linte kedo pa dokumenta.Sot kush eshte pa dokumenta tshkoj ti bej shoqeri saliut

    Përgjigju
  • titi: 28/10/2022 12:05

    qesharake se si fhstar pa letra pa gjo mund te mbaj peng nje investitor qe docte prodhoj ne shqiperi

    Përgjigju
  • bjordi: 28/10/2022 12:04

    po mir i ka pse duhet te pengoj nje fshatar deke qe do te investoj

    Përgjigju
  • koli: 28/10/2022 12:02

    po mire do e bej se do tekat e njerit kot se zjohet keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?