Efektiv i Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen Exercise OAK Resolve

Politikë

Rama: Trajnimi i FA në Letoni rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate (FOTOT)

7 Shtator, 18:47| Përditesimi: 7 Shtator, 18:59

  • Share

Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura po marrin pjesë në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga misioni i trupave Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura gjatë stërvitjes në Letoni, ndërsa u shpreh se këto trupa janë “në mbështetje të Brigadës Shumkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave”.

“Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, tha Rama në postimin në rrjetet sociale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?