Kryeministri Edi Rama, teksa ka folur nga ceremonia e hapjes së zyrave të Akademisë së Kodimit nga Protik ka deklaruar se ambicia e qeverisë është që të mbyllen shërbimet në zyra, për të kaluar të gjitha online. Kjo duhet të ndodhë sa më parë sepse administrata sipas kryeministrit është ende e re për të qenë në lartësinë e duhur, pasi vuan nga një sëmundje e vjetër si rryshfeti.
"Ka në gjuhën shqipe një sërë fjalësh që nëse do kishin gojë të flsnin do kishin krijuar një fjalë të persekutuarish. fjala vizion, plan, program që i dëgjojmë përditë. Sot e dëgjova fjalën vizion nga moderatori si pakherë në vendin e duhur në momentin ne duhur kur prezantoi Lindën drejtoren e AKSHIT. Pa lindën pa AKSHIN, pa lidershipin e saj nuk do kishim arritur këtu ku jemi sot. Këtu ku jemi sot kemi arritur duke bërë një kapërcim shumë të madh. Shembulli më kuptimplotë për këtë kapërcim besoj është në dy shifra të thejshta. Në fund të 2013 AKSHI ishte krijuar ekzistone dhe shërbimet online në Shqipëri ishin 13. Në dhjetor shërbimet online do jenë 1200. Besoj se shifra flet vetë, ashtu sikurse flet shumica e përdoruesve.
Ambicia jonë të mbyllim këtë kapitull me hallet e njerëzve si pasojë e një administrate që është ende e re për të qenë në lartësinë e duhur dhe që vuan nga sëmundje të vjetra, si rryshfeti. Ta mbyllim duke çuar në xhepin e çdokujt në smartfonin e çdokujt të mos ketë nevojë më askush që të dalë nga shtëpia të mbajë rrahdën dhe të presë me ankth se çfarë lloj fytyre do ketë shteti për të, në trajtën e administratorit të rradhës, që sado është përmirësuar mbetet një fytyrë e padëshirueshme", tha Rama.
Më tej kryeministri tha se deri në fund të vitit do të kemi mundësinë të marrin 1200 shërbime online, kurse aktualisht janë 6660 shërbime. Sipas tij kur PS erdhi në pushtet shërbimet online ishin vetëm 13.
"Këtu ku jemi sot kemi arritur duke bërë një kapërcim shumë të madh. Në fund të vitit 2013 kur morëm detyrën AKSH ishte krijuar dhe shërbimet online ishin 13. Në fund të vitit do ta kemi për të gjithë mundësinë që 1200 shërbime ti marrin pa shkuar në zyra pa pritur që dikush t'u japë një dorë për të kapërcyer rradhën apo për ta marrë më shpejt apo për të mos qenë të refuzuar.
Është e sigurt që sot ka një çlirim të konsiderueshëm, sot që flasim kemi 660 shërbime aktive dhe me fuytjen e bllokut të fundit të shërbimeve online mbyllet faza e revolucionit digjital. Dje ishte një moment gëzimi që pasohet nga gëzimi i sotëm sepse të dyja aktivitetet janë të lidhura me njëra tjetrën qoftë hapja e tumo Tiranës. Së shpejti është dhe një projekt tjetër që do të hyjë në jetën e të rinjve tanë, ai i Starp Up-eve që më të mirët e më të mirëve ne ti çojmë silikonvali", shtoi kryeministri.
Dergoni per verifikim kontrollin ne "KADASTER"dhe do te mahniteni se si shkelen afatet. Arsyen e gjeni vete....
Përgjigjubravo rama...
PërgjigjuBej online lidhjet e reja ne oshee se i rropen njerezit
Përgjigju