Kryeministri Edi Rama sërish është ndalur në batuta gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve Bajraktar. Rama tha se i ka sjellë shumë fat shpikësit të dronëve bajraktar, pasi ka qenë dëshmitar në dasmën e vëllait të tij.
“Do doja ta nisja duke thënë se kam qenë vetëm njëherë dëshmitar në dasmë në jetën time, ndodh që martesa ku kam qenë dëshmitar ka qenë martesa e shpikësit të bajraktarit, vëllait të drejtuesit ekzekutiv që është këtu. Shpresoj që si dëshmitar së paku nuk kam sjellë mungesë fati pra, shpresoj kam sjellë fat. Sigurisht dhëndri po i sjell ca fat ushtrisë sonë dhe vendit tonë. Jam i lumtur, por ndërkohë dua t’ia nis andej nga duhet nisur për të falëndëruar erdogan, që ka qenë thelbësor në këtë proces”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Firmoset marrëveshja, Shqipëria merr 3 dronët e parë ‘Bayraktar’ nga Turqia, Rama: Dobiprurës për sigurinë kombëtare! Flota do zgjerohet më 2023
SI.E.//ReportTv.al