Një ditë pasi Rama bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet, Edi Rama ka sqaruar strategjinë që kanë përdorur me listat e hapura dhe të mbyllura.
Sipas kryeministrit Rama “listat e hapura dhe partia e mbyllur do të thotë që në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ dhe konsumi i energjisë dhe konsumi i kohës që partia të hapet, që në gjithë territorin të ketë gatishmëri ndaj atyre që duan të behën pjesë e saj është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është mediokër”.
Ai u shpreh se listat e mbyllur i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë. Ndërsa mori disa shembuj, u ndal tek Vlora, që sipas tij i eshte dhene nje oferte që ata mos mendojne se partia eshte e mbyllur.
“Për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitet e brendshme në territor janë të tilla që e pengojnë hapjen ne duhet ta imponojmë në një moment kyç. Ta imponojmë duke i thënë mundësi të rinjve që ndryshe nuk do hynin dot. PS nuk është qëllim, por është instrument. Një shembull tjetër është Vlora. Unë gjithmonë kam menduar se në Vlorë nuk e marrim maksimumin, por unë besoj që vlonjatet do të na e jepnin nëse do t'i jepnim atyre atje në Vlorë një ofertë që nuk ju sjell në mendje mbylljen. Partinë e mbyllur, partine e disave që kthehet në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuar. Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur listën që kishim, për ti dhënë një ofertë më komplekse dhe për të dhënë një mesazh që kjo parti nuk është e jona, por edhe e juaja”, u shpreh kryeministri.
Ai tregoi dhe pse kandidoi disa demokratë "të betuar", një prej të cilëve pikërisht në Kukës, ish-deputeti i PD, Alban Zeneli.
"Alban Zeneli ka qenë deputet i PD-së, ai PD do me qejf, por nga ana tjetër nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës, kështu që ka hapësirën të jetë këtu, kështu që ëelcome. Kemi në Tiranë disa, kemi dekanen e fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur. Ka qenë në çadër zonja pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave të pedagogëve. Deri dje në 2017, se harrova.. O Lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë, sepse mendonte se unë duhet të ikja, tani mendon se duhet të rri", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Listat e mbyllura, hapje 'brutale' e PS! 'VIP-at' e kënetës s’i do më as PD, iu arratis dhe 'gjeli i Peqinit'
SI.E./I.M/ReportTv.al
