Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me rezolutën e propozuar nga grupi i deputetëve të Sali Berishës në Kuvend për Masakrën e Srebrenicës plot 27 vite më parë. Kreu i qeverisë, ka treguar qëndrimin zyrtar që ka mbajtur Shqipëria në OKB, duke publikuar fjalën e ambasadorit shqiptar Ferit Hoxha në Këshillin e Sigurimit në OKB për gjenocidin në Srebrenicë.
'Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë. Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.'- shkruan Rama.
Në fjalën e tij, ambasadori Hoxha, thekson se t’i referohesh gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv, është fyerje ndaj më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë.
Sipas Hoxhës, çdo hap i gabuar në Bosnje-Hercegovinë rrezikon të prekë rajonin e gjerë. Prandaj, shton Hoxha, nuk është për t'u habitur që një sjellje e tillë e papranueshme u sanksionua me të drejtë dhe ne mirëpresim veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Dodikut për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të qëllimshme për të minuar funksionimin e shtetit dhe paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë.
'Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike. Nxitja e ndasive midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike mban firmën e Dodik dhe mohimi i përsëritur publik i gjenocidit nga ana e tij është thelbësor në përpjekjet e tij. T’i referohesh gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv është fyerje ndaj më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë. Nënshtrimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht dhe vetëm një provokim. Çdo hap i gabuar në Bosnje-Hercegovinë rrezikon të prekë rajonin e gjerë. Prandaj, nuk është për t'u habitur që një sjellje e tillë e papranueshme u sanksionua me të drejtë dhe ne mirëpresim veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Dodikut për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të qëllimshme për të minuar funksionimin e shtetit dhe paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë.'- thuhet në fjalën e ambasadorit Ferit Hoxha.
Partia Socialiste deklaroi dje prerë se asnjë propozim të një ‘non grata’ nuk do të pranohet. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla bëri të qartë edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste. Balla theksoi se ky veprim nuk ka të bëjë me përmbajtjen e kërkesës, pasi Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebrenicës, por ky është një qëndrim ndaj një deputeti i futur në listën e zezë të SHBA.
Nuk dihet arsyeja se pse Berisha e ka kthyer pikërisht dënimin e kësaj masakre që ka ndodhur 27 vite më parë. Kjo kërkesë e tij duket e një natyre “djallëzore”, pasi nuk do të shërbente për asgjë tjetër përveç se krijimin e tensioneve me Aleksandër Vuçiç. Absurde është dhe fakti që Berisha ka qenë 8 vjet në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, por e kërkon pikërisht në këtë moment për të krijuar trazira, ndërkohë që vetë Balla një ditë më parë e ka bërë të qartë që Shqipëria Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebernicës dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE në 1995.
Sigurisht qe e kemi njohur masakren e serbenices Por kemi denuar agresionin serb ky berisha qe do te perhap lajme te rreme te shohi njeher ate dhendrin e vet se ska ngelur tok ku ska ndertuar pallat ai
PërgjigjuSali berisha ky person i cili pretendoj se me ate dekret do provonte gjoja pafajsine e tij po populli nuk harron qe ishe ti ai qe dergoje nafte serbise
PërgjigjuRama bravo t qoft qe je i hapur gjithmone per te denuar ate qe ka kryer krime,vjedhje apo shkelje te ciledo forme.Serbenica eshte nje nder masakrat me te medha ne te cilen ka ndihmuar dhe berisha dhe ka ndikur ne rritjen e numrit te te vdekurve.Denoni kriminelin me te medh qe kemi ne shqiperi dhe pastaj te tjeret me rradhe.
PërgjigjuKure gjithe bota i beri embargo saliu bente biznes me serbine duke i shitur nafte qe ato te vazhdonin me luften bravo sali ????????
PërgjigjuO m popull ke kemi ne ne kuvend kryeantishqiptarin ai qe ka ndimuar serbet me kete masaker me naft dhe armatime ai se meriton te jet ne kete kuvend shqipria do e ndeshkoj kete masaker me patjeter po keto mediat vetem duan te shpifin
PërgjigjuShqiperia do te ndeshkoje gjithmone ata qe jane te perfshire ne vrasje dhe masakra te tilla si e serbenices.Berisha eshte i pari person qe duhet te denohet per kete arsye.
PërgjigjuNje tjeter krim i nengrades saliu ather i conte naft kundrabant serbis
PërgjigjuSaliu hedh akuza nderkohe qe eshte vete kriminel qe ka vrare me mijera. Ai atehere bente kondrabanda nafte
PërgjigjuSali nongrada eshte bashkefajtor me serbine qe i ndihmoi duke bere tregeti me nafte
PërgjigjuSaliu mori urdher nga Serbia sic ka marre keto 30 vjet sa here ka ngjarje ne Kosove. Aplikimi i Kosoves ne KE i ka terbuar Serbet dhe premtuan hakmarrje. Por ka shume budallenj te dobishem ne Kosove se ne Shqiperi e njohin mire Sali nongraden. Habitem si nuk ju vjen turp disa kosovareve qe degjojne Saliun megjithese e dine qe furnizoi me nafte ushtrine Serbe gjate luftes ne Bosnje dhe Kosove. Cfare lloj mileti eshte ky ?
PërgjigjuDeklarata e ambasadorit te shkelqyer z. Ferit Hoxha, eshte ne emer te Shtetit qe ai perfaqeson, Shqiperise. Si e tille nderon te gjithe ne qytetaret, perfshire ata qe jane law abiding citizens por edhe ata qe nuk jane dhe skane per te qene ndonjehere. Si puna e Juaj,z. Rama, dhe anes tjeter te derrit mac, Berishes. Jeni hedhur ne sulm propogande dhe duke bere research si e si te mbuloni gafen e trashe dhe te turpshme qe bete dje. Eshte me mire te dilni haptaz dhe pranoni qe bete gabim dhe sa me pare ta ndreqni duke kerkuar ndjese dhe miratuar nje rezolute konsensuale ne Kuvend. Sesa te vazhdoni ne idiotesine qe u karakterizon, kur nuk merrni keshille nga ata qe jane kompetent per kete pune.
PërgjigjuValentin, a degjove apo nuk degjon nga ajo ane. Nuk kishte asnje kuptim te behej rezolute, sepse nuk ishte asnje memorial i ketij gjenocidi. Gjenocidi e ka meorialin ne 11 Korrik, qe duket qarte qe maxhoranca eshte krejt ne rregull me ate qe ka bere duke refuzuar te marre parasysh Sali kermen dhe ta faktorizoje kriminelin i cili ka qene pjese e ketij gjenocidi duke furnbizuar Serbine me nafte ne ate kohe. Mos bej injorantin.
Saliu qe ben si i pafajsshem nderkohe qe ka vrare me mijera njerez dhe eshte bere bashke me Serbine
PërgjigjuNjeri me pafytyr pa gjak ai plaku qe sot na hiqet si i pafajshem ne ate koh ka bere biznes me serbin turpp
PërgjigjuSaliu njeri i degjeneruar degradoi shqiperine
PërgjigjuNjeri me te pafytyre se Sali Berisha nuk kam pare Berisha qe sot na hiqet si i pafajshem dikur ndihmonte Serbine
PërgjigjuKrimet e luftes se sebrenices jane te tmerrshme. Berisha ka bere jashtezakonisht shume krime si ne sebrenice me pakisjen me nafte dhe ne shqiperi me 97
PërgjigjuSkam nevoje per shpjegim se te gjithe e dime qe sala iu ka shitur nafte atyre ne periudhe lufte
PërgjigjuEsht normale qe shqiperia do mbante qendrim kunder gjenocidit. Eshte thjesht tendenca e saliut te hedh pluhur mbi cdo gje dhe te tentoj te marr skenen politike ne shqiperi
PërgjigjuBen gabime saliu dhe rri i ha qeveria qe vjen me pas turp ti vi saliut
PërgjigjuAi saliu eshte njeri i paftyre dhe egoist prandaj ka shkuar e i ka ndihmuar ata me naft
PërgjigjuVertet keqardhje per te gjithe ata qe kane humbur njerez ne kete gjenocid! Ndersa ai person qe ka hedh keto akuza ka qene ndihme e madhe per ata ata qe ishin ne krye te atij gjenocidi!
Përgjigjusala bente kontraband nafte athere po dka dal asnje lajm per te se kuptoj pse
Përgjigju