Politikë

Rama u kërkoi shkarkimin e nënkryetarëve, refuzojnë demokratët: Nuk dëgjojmë urdhëra politikë! Vangjel Tavo: Zëvendësit e mi janë të rinj, do i testoj

11 Korrik, 17:13| Përditesimi: 11 Korrik, 18:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, kryetarit i Bashkise së Mirditës, Albert Melyshi, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të zbatojnë urdhrin e Ramës.

Qosja thekson se nuk do të shkarkojë nënkryetarët se këtë e kërkon kryeministri. Nuk dëgjoj urdhrat politikë, tha kryebashkiaku i Berishës.

Melyshi gjithashtu thotë se nuk do të zbatojë urdhrin politik të Ramës, ndërsa thekson se pushteti vendor është i pavarur.

“Bashkia Mirditë bazohet në bazë të performancës së punës së Administratorit, jo në urdhëra politik”,- ka deklaruar Melyshi për Report Tv.

Kryebashkiaku Tavo u duk më i moderuar në kundërshtimin e tij, duke thënë se nënkryetarët e bashkisë që ai drejton janë të rinj në ato pozicione, ndaj do t’i testojë nëse duhet të qëndrojnë në detyrë apo jo.


Lajmi kryesor:

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?